E Shtunë, 31 Tetor 2026

Herman Kein mohon akuzat per ngacmim seksual

Ne politiken amerikane pretendenti republikan per president Herman Kein thote se akuzat kunder tij per ngacmim seksual te dy grave ne vitet 1990 nuk jane te verteta. Ngritja e zotit Kein ne krye te listes se kandiadteve republikane per president ka qene befasi e madhe ne fazat e hershme te gares presidenciale per vitin 2012 ne Shtetet e Bashkuara. Por shtrohet pyetja se a do te zgjase epersia e zotit Kein deri ne fund

Herman Kein ishte ne qender te vemendjes gjate nje fjalimi ne Klubin Kombetar te Shtypit ne Uashington. Por shume shpejte zoti Kein u hodh ne mbrojtje ne shumicen e kohes nje dite pas raportit ne revisten qe botohet ne internet Politico.com ku thuhet se dy gra e kishin akuzuar ate per ngacmim seksual gjate kohes kur ai ishte drejtues i Shoqates Kombetare te Restoranteve ne vitin 1990.

Une kurre nuk kam ngacmuar seksualisht njeri. Se dyti ne kohen kur kam punuar ne shoqaten e restoranteve jam akuzuar per ngacmim seksual. Akuzat ishin te paverteta. Ajo ceshtje u mbyll pas nje hetimi te plote sepse akuzat ishin te pabaza.

Politico.com njofton se te dy grave te paidentifikuara u jane dhene shuma te medha financiare ne kembim te largimit nga shoqata dhe qe te mos e diskutonin me kete ceshtje. Zoti Kein thote se ai nuk ishte ne dijeni te kesaj.

Kjo ndodh ne nje moment kritik per fushaten presidenciale te kandidatit Herman Kein e cila eshte rritur ne javet e fundit. Ish-biznesmeni nga Xhorxhia eshte ne krye te anketave kombetare dhe ka nje epersi te ngushte ne anketen e fundit ne Iowa shteti qe fillon procesin e emerimit te kandidateve republikan me 3 janar.

Zoti Kein u pyet per arsyet e ngritjes se tij politike te dielen ne programin e rrjetit teliviziv CBS Face the Nation.

Ata jane vertete te entuziazmuar me ate qe une jam duke thene dhe menyren se si po i prezantoje ato. Amerikanet duan te ndjehen krenare perseri dhe tani ata nuk po ndihen aq krenare.

Zoti Kein eshte nje biznesmen konservator afrikano-amerikan i cili ne te kaluaren ka patur vetem nje perpjekje te pasuskesesshme ne politike ne zgjedhjet per senat ne Xhorxhia.

Por sjelljet e zotit e Kein dhe stili i tij i drejteperdrejte i te folurit ka gjetur mbeshtetje ne mesin e shume votuesve konservatore te Partise Republikane te cilet luajne rolin kryesor ne zgjedhjen e kandidateve republikane per president vecanerisht ne votimet e hershme ne shtete si Ajova Nju Hampshire dhe ne Karolinen e Jugut.

Anketuesi i Universitetit Quinnipiac Peter Brown thote se Herman Kein eshte duke fituar mbeshtetje mes nje prej grupet me aktive te votuesve republikane aktivisteve te Levizjes Tea Party te cilet kerkojne nje qeveri te vogel qendrore dhe nje qasje te re ndaj udheheqjes.

Herman Kein ka pasur nje muaj shume te mire. Mbeshtetja per zotin Kein nga njerezit te cilet e konsiderojne veten anetare dhe perkrahes te Levizjes Tea Party eshte e fuqishme.

Peter Brown dhe analiste te tjere thone se sfida kryesore e zotit Kein tani eshte te krijoje nje rast per ngritje politike me rezultate te forta ne disa prej shteteve kryesore ku do te mbahen votimet e para. Por kjo detyre eshte e nderlikuar nga fakti se kandidati republikan Herman Kein ka patur veshtiresi ne mbledhjen e fondeve dhe ka organizim te vogel te fushates ne shtetet ku do te zhvillohet votimi i hershem.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›