E Shtunë, 31 Tetor 2026

OBT, Lamy: Azia, lokomotiva e tregtisë globale

"Shifrat tona tregojnë se vendet aziatike mund të jenë në ballë të një rimëkëmbjeje të tregtisë globale", deklaroi Lamy gjatë një konference për shtyp, pas një takimi dy-ditor të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik në Azi-Paqësor (APEC), që u zhvillua në Singapor.

Në qershor, Lamy deklaroi se OBT kishte rishikuar parashikimet e saj për një tkurrje në vëllimin vjetor të tregëtisë botërore nga 9 në 10 për qind, shifra të konfirmuara edhe në një komunikatë për shtyp të OBT-së, ku theksohej se tkurrja po ngadalësohej.

Eksportet botërore të mallrave u rritën me 15 për qind në terma nominale gjatë vitit 2008 në rreth 15,78 trilionë dollarë, deklaroi OBT në raportin e saj të fundit të publikuar sot, por që nuk përmbante parashikime për tregëtinë gjatë këtij viti.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›