Vendet arabe takim në Kajro për Palestinën
Kajro - Ministrat e Jashtëm tëp vendeve arabe janë takuar sot në Kajro të Egjiptit, në përpjekje për të arritur në një qëndrim të përbashkët si reagim ndaj sulmeve izraelite që shkaktuan vdekjen e 385 personave në Gaza.
Arabia Saudite deklaroi gjatë hapjes së sesionit në zyrat qendrore të Lidhjes Arabe në Kajro se sulmet izraelite në Gaza nuk do të kishin ndodhur nëse palestinezët do të ishin të bashkuar. Ministri i Jashtëm saudit, princi Saud al-Faisal, kryetari i takimit, theksoi se grupet palestineze duhet të zhvillojnë një "takim vendimtar që do të rezultojë në një qeveri të unitetit".
“Kjo masakër e tmerrshme nuk do të kishte ndodhur nëse palestinezët do të kishin qenë të bashkuar nën një drejtues", deklaroi ai. Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes Arabe, Amr Moussa, theksoi se arabët duhet të dërgojnë çështjen e sulmeve izraelite në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, duke marrë parasysh rrezikun se një rezolutë mund të përballet me një veto të një prej pesë anëtarëve të përhershëm të këshillit.