ODESË – Pistorius njofton paketën e re të armëve për Ukrainën me vlerë 500 milionë euro

ODESË, 30 maj /ATSH-DPA/- Ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius njoftoi sot një paketë të re armësh gjermane me vlerë 500 milionë euro (542 milionë dollarë) për të mbështetur Ukrainën gjatë një vizite në qytetin port, Odesë.
Pistorius u takua me ministrin ukrainas të Mbrojtjes, Rustem Umerov për të diskutuar nevojat ushtarake të Kievit.
“Ne do të vazhdojmë t’ju mbështesim në këtë fushatë të mbrojtjes”, tha Pistorius gjatë një takimi me Umerov në Odesë.
Pistorius tha se disa nga materialet ushtarake ishin gati për t’u dorëzuar.
Paketa përmban një numër të madh raketash për sistemet e mbrojtjes ajrore me rreze të mesme IRIS-T SLM dhe një numër më të vogël raketash SLS me rreze më të shkurtër.
Gjithashtu, ndihma përfshin drone për zbulim dhe luftim në Detin e Zi, si dhe pjesë këmbimi të nevojshme urgjentisht, të tilla si tytat zëvendësuese për sistemet e artilerisë të furnizuara nga Gjermania dhe motorë zëvendësues për tanket e betejës “Leopard”.
Gjithashtu do të vihen në dispozicion një milion fishekë për armë të vogla.
Detajet e vizitës së ministrit gjerman u mbajtën të fshehta, përpara mbërritjes së tij për arsye sigurie.
Vizita vjen mes avancimit të forcave ruse në disa zona të Ukrainës dhe sulmeve të rënda ajrore ruse në qytetet ukrainase.//a.i/