ODIHR 8 Maji u shenuan mjaft arritje ne keto zgjedhje
Ndërsa ka garantuar se misioni i ODIHR do të ndjekë të gjitha fazat e procesit zgjedhor deri në përmbylljen e plotë të tij, Xhonatan Stounstrit ka vlerësuar ecurinë e këtij procesi gjatë ditës së zgjedhjeve.
Në takimin që pati me kryeministrin Berisha, dita e zgjedhjeve u cilësua e qetë dhe pa asnjë incident dhe se procesi u karakterizua nga saktësia dhe transparenca e procesit të numërimit, gjatë të cilit vëzhguesit shqiptar dhe ata ndërkombëtare patën akses të plotë për të vëzhguar numërimin e votave të qytetarëve shqiptarë.
U vlerësuan gjithashtu një sërë aspektesh pozitive të cilësuara si arritje në këto zgjedhje, në dallim me zgjedhjet e mëparshme dhe që janë përfshirë edhe në Raportin e Ndërmjetëm të ODIHR.
Kreu i Misionit të Vëzhgueseve të ODIHR, Stounstrit theksoi se në aspektin e përdorimit të burimeve të administratës publike u pa një përmirësim i qartë në krahasim me zgjedhjet e shkuara.
Ndërsa vlerësoi edhe sjelljen tërësisht profesionale dhe të paanshme të Policisë së Shtetit gjatë gjithë procesit.
Kryeministri Berisha e falënderoi kreun e misionit te vëzhguesve për kontributin që ai dhe delegacioni i OSBE/ODIHR-it dhanë në vëzhgimin me profesionalizëm të lartë të zgjedhjeve vendore të 8 majit në Shqipëri.
Në takim, Stunstritd dhe kryeministri Berisha theksuan gjithashtu rëndësinë e fillimit sa më shpejtë të reformës zgjedhore si dhe adresimin e të gjitha rekomandimeve të mëparshme si dhe atyre që do të dalin nga raporti i ODIHR-it për zgjedhjet vendore të 8 majit, për konsolidimin e një procesi zgjedhor sa më efikas dhe garantues për zgjedhje të lira e të ndershme sipas standardeve evropiane.
Më herët, Stunstritd pati një takim me presidentin Topi ku theksoi se shprehja e maturisë, ruajtja e qetësisë dhe zbatimi me rigorozitet i ligjeve në fuqi, e kodit zgjedhor në veçanti, mbetet me rëndësi për të sotmen dhe të ardhmen demokratike të Shqipërisë.