PS vijon protestat perpara KQZ-se rifillon rreth ores 1800
Partia Socialiste ka vijuar me protestat përpara Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Ndërkohë që KQZ po numëronte fletët e votimit për kryebashkiak, rreth orës 10.30, deputetë dhe militantë të selisë rozë janë mbledhur pranë KQZ, për të kundërshtuar përfshirjen në rezultatin përfundimtar për Tiranën, votat e vlefshme që qytetarët aksidentalisht i kanë hedhur në kutitë për kryetarin e minibashkisë.
Deputetët socialistë, të vendosur në krye të protestuesve kanë mbajtur fjalime, kryefjalë e të cilave ishin thirrjet për qëndresë.
Protestuesit janë shpërndarë vetëm pasi KQZ-ja vendosi të ndërpresë mbledhjen për të bërë pushim për të rifilluar rreth orës 18:00 të pasdites.