PD Rama aspak i interesuar te numerohet cdo vote e qytetareve te Tiranes
Demokratët akuzuan kreun e opozitës, Edi Rama se nuk është i interesuar të numërohet çdo votë e qytetarëve të Tiranës.
Në një dalje për median, deputeti Gerti Bogdani deklaroi se komisionerët socialistë po zvarrisin qëllimisht numërimin, ndërsa deputetët po organizojnë bllokimin e rrugëve në mbarë vendin, duke nisur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Por sipas PD-së, është KQZ-ja që po i jep mundësinë Partisë Socialiste të shohë live në televizion numërimin transparent të votave të qytetarëve.
“Tashmë është bërë e qartë se Edi Rama është shumë i frikësuar nga rezultati përfundimtar që do të dalë pasi të jenë numëruar të gjitha votat dhe zëri i të gjithë qytetarëve të jetë dëgjuar.
Për këtë arsye, ai po përpiqet të vjedhë vota të panumëruara duke i lënë ato jashtë procesit, duke hedhur akuza absurde njëra pas tjetrës.
Eshtë e qartë se Edi Rama nuk dëshiron të dëgjohet zëri i çdo qytetari”, tha ai.
Duke shtuar në fund pyetjen se për çfarë arsye tjetër do t’i bllokonte Edi Rama rrugët në gjithë Shqipërinë në përpjekje për të ndaluar numërimin e votave, madje dhe votave të tij?