Vezhguesit Thirrjet e opozites per protesta provokuese
Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë po monitoron me vëmendje ecurinë e procesit zgjedhor në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Pas publikimit të deklaratës dhe Konstatimeve Paraprake më 10 maj 2011, Koalicioni ka dalë sot me një deklaratë të re, duke shprehur shqetësimin për mungesën e një rezultati për Bashkinë Tiranë, ende pas 11 ditësh nga dita e votimit.
“Tensioni u rrit edhe si pasojë e rezultateve kontradiktore të numërimit që vinin nga partitë politike”, citon deklarata e vëzhguesve vendorë”, citon deklarata e Koalicionit.
Duke vijuar se presioni është rritur ndjeshëm sidomos pas përfundimit të numërimit të Qendrës së fundit të Votimit dhe publikimit të rezultatit paraprak për Kryetarin e Bashkisë Tiranë.
“Koalicioni i konsideron thirrjet nga eksponentë të opozitës ndaj qytetarëve për të protestuar dhe synimin e tyre për të hyrë me forcë në ambientet e KQZ si të pajustifikueshme dhe provokuese, përsa kohë që opozita ndodhet e përfaqësuar pranë këtij komisioni me anëtarët e propozuar nga vetë ajo, si dhe nga përfaqësuesit politikë të saj të akredituar aty, ndërkohë që sistemi ligjor dhe demokratik i vendit siguron mekanizmat e nevojshëm për gjetjen e zgjidhjeve ligjore dhe kushtetuese”, përfundon deklarata e Koalicionit të Vëzhguesve Vendorë.