ODIHR Fletet qe numeroi KQZ te pavlefshme

Dy dite me pare institucionet nderkombetare te cilat kane monitoruar procesin zgjedhor ne Shqiperi kane publikuar raportin pas zgjedhor. Ne menyre te permbledhur ky raport trajton ceshtjen me te debatuar te zgjedhjeve rinumerimin e votave nga KQZ duke e cilesuar procesin si te pa bazuar ne ligj.
Ne raport citohet qe KQZ e ndermori kete veprim me kerkese te krereve te PD-se dhe pa pasur as nje vendim konkret dhe as baze ligjore. Por ajo qe eshte me e rendesishme eshte fakti qe vete KQZ ka vendosur qe keto vota te cilesohen te pavlefshme. Ndryshimi i rregullave te lojes eshte bere vetem pasi mbaroi numerimi dhe Edi Rama kryesonte me 10 vota ndaj Lulzim Bashes. Per nderkombetaret nuk mund te kete ndryshim te njeanshem te rregullave te lojes ne gjysme te procesit.
Pjese nga raporti i OSBE/ODIHR
...Deri ne periudhen qe perfshin ky raport KQZ-ja nuk kishte marre asnje vendim per kete Tabele Permbledhese te Rezultateve. PS-ja kerkoi qe KQZ-ja te merrte nje vendim lidhur me TPR-ne e KZAZ-se 49 dhe qe me pas KQZ-ja te percaktonte rezultatin per kryetarin dhe keshillin bashkiak te Tiranes ne baze te 11 TPR-ve. Ne te njejten kohe ndersa vazhdonte numerimi i kutive te votimit per zgjedhjet per minibashkite e Tiranes zyrtare te PD-se kerkuan qe fletet e votimit per kryetar bashkie te Tiranes qe ishin gjetur ne keto kuti te numeroheshin si te vlefshme per kryetar bashkie te Tiranes me argumentimin se vullneti i votuesve ishte i qarte.
PS kundershtoi fuqishem duke deklaruar se fletet e votimit te gjetura ne kutine e gabuar ishin konsideruar te pavlefshme deri me sot. Kodi Zgjedhor nuk parashikon drejtperdrejt vlefshmerine e fleteve te votimit gjetur ne nje kuti votimi te ndryshme nga ajo qe i korrespondon llojit te zgjedhjes per ate flete. Ai as nuk parashikon ndonje procedure per vleresimin e fleteve te votimit te gjetura ne kuti te tjera. Nuk kishte asnje vendim apo udhezim nga KQZ-ja per kete ceshtje perpara dites se zgjedhjeve dhe as manuali i miratuar i KQZ-se nuk e trajtonte kete ceshtje ndonese ne zgjedhjet e kaluara vendore fletet e votimit te hedhura gabim perbene problem.
Anetaret e grupeve te numerimit ishin trajnuar per ti konsideruar flete te tilla votimi te pavlefshme dhe fletet e votimit te hedhura gabim ishin konsideruar te pavlefshme ne Tirane deri ne mbylljen e numerimit per kryetar bashkie te Tiranes me 14 maj.
Me 17 maj tri dite pas mbylljes se numerimit per kryetar bashkie te Tiranes ne VNV-ne e fundit te Tiranes kryetari i KQZ-se propozoi nje projekt vendim sipas te cilit fletet e votimit te hedhura ne kutine e gabuar do te konsideroheshin te vlefshme dhe do te numeroheshin prej vete KQZ-se.
Ky numerim do te ishte vetem per fletet e votimit gjetur ne kutine e gabuar qe ishin kontestuar ne nivel VNV-je. Sipas kryetarit te KQZ-se projekt vendimi ishte propozuar me kerkese te anetareve te 7 KZAZ-ve te Tiranes emeruar nga PD-ja dhe LSI-ja lidhur me 60 kuti votimi...
Me 18 maj pas votimit te nje vendimi ne parim prej 4-3 votash ndonese nuk ishte miratuar asnje vendim perfundimtar KQZ-ja filloi hapjen e 60 kutive te votimit identifikuar ne kerkese dhe numerimin e fleteve te votimit per kryetar bashkie dhe keshilli per Tiranen. Per MVZ-ne e OSBE/ODIHR-it baza ligjore per hapjen e kutive te votimit ishte e paqarte. Anetaret e emeruar te opozites ne KQZ u larguan nga seanca. Fletet e votimit numeruar nga KQZ-ja ne 20 kuti votimi gjate seances se dates 18 maj rezultuan ne 60 flete votimi per kryetar bashkie te Tiranes46 per Z. Basha dhe 14 per Z. Rama...