E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protestuesit e opozites dita e peste perpara KQZ-se

TIRAN- Protestat e mbeshtetesve te opozites dhe deputeteve te Partise Socialiste kunder vendimit te KQZ-se per te ndryshuar ne tavoline rezultatin e zgjedhjeve per Tiranen kane arritur ne diten e peste. Per shkak edhe te fundjaves numri i protestuesve para godines se KQZ-se ishte me i madh se ditet e tjera ku simpatizanteve nga Tirana iu shtuan edhe mbeshtetes te PS-se nga rrethe te tjera te vendit.


Protesta e djeshme nisi ne oren 10.00 kur ishte parashikuar te fillonte edhe mbledhja e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve. Protestuesit ishin vendosur para deres kryesore te godines nderkohe qe perballe tyre ishin rreshtuar nje numer i konsiderueshem forcash te ruajtjes se rendit. Perballe protestuesve ndodhej nje numer shume i madh forcash policie. Po ashtu brenda gardhit rrethues te KQZ-se ndodhen mjaft Forca te Nderhyrjes se Shpejte si dhe te atyre RENEA.


Tubimi i paradites zgjati per rreth tre ore gjate te cilit mbajten me radhe fjalim deputetet e Partise Socialiste dhe disa nga kreret e partive te tjera qe Aleances per te Ardhmen si dhe protestues nga rrethe te ndryshme te vendit. Edhe pse forcat e rendit dhe protestuesit ishin ngjitur me njeri-tjetrin nuk u shenua asnje incident apo tentativave per te hyre ne rrethimin e brendshem te KQZ-aq gjate kohes se mbajtjes se protestes.


I vetmi problem per te dyja palet ne kete rast ishte vapa. Forcat e rendit furnizoheshin ne menyre te pandalshme me shishe uji plastike per te shuar etjen nderkohe protestuesit e gjenin zgjidhjen ne blerjen e tyre tek lokalet aty perreth.


Po ashtu protestuesve iu shperndane kapele te bardha per tu mbrojtur nga vapa.
Te ndodhur perballe njeri-tjetrit ndermjet policeve dhe protestuesve ka shpeshhere shkembime fjalesh e batutash ka edhe prej atyre protestuesve qe iu kerkojne llogari policeve jashte rrethimit per vendimet qe merr brenda KQZ-ja.


Kjo ishte ajo qe ndodh jashte gardhit rrethues te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve ku te rreshtuar jane policet e komisariateve nderkohe qe brenda tij ndodhen Forcat e Nderhyrjes se Shpejte te cilet duke perfituar nga situata e qete gjejne mundesine te clodhen nen hijet e pemeve te shtrire mbi bar te gatshem per te nderhyre ne rast te ndonje tentative te protestuesve per tu futur ne oborrin e KQZ-se.


Temperatura e larte e ben te padurueshme mbajtjen veshur te gjitha pajimeve mbrojtese qe kane FNSH-te. Nje numer i konsiderueshem skafandrash jane te reja duket qe sapo jane blere pasi nuk eshte hequr ende plastmasi mbulues. Si duket drejtuesit kane marre mesim nga demonstrata e 21 janarit ku mjaft efektive u lenduan per shkak te mungesave ne pajisje.


Ora 13.00 protestuesit shperndahen per tu mbledhur perseri ne oren 18.00. Ky pushim eshte shfrytezuar nga forcat e rendit per tu ushqyer. Furgonat sollen racionet e ushqimit per secilin prej tyre. Policet konsumuan ushqimin te ulur nen hijen e pemeve mbi bordura apo brenda ne makina ne pritje te pasdites kur duhet te rikthen perseri ne gatishmeri.


E njejta situate vazhdoi edhe ne oret e pasdites. Protestuesit u mblodhen perpara Komisionit Qendror te zgjedhjeve rreth ores 18.00 kur nisi edhe mbledhja. Per me shume se dy ore ata mbajten te rrethuar KQZ-ne teksa perfaqesues te opozites mbajten fjalime duke pohuar se ne asnje rast nuk do te terhiqen nga mbrojtja e votes.


Rama Berisha smund te gjunjezoje opoziten

TIRAN - Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama deklaroi dje se kryeministri Berisha sdo ta gjunjezoje opoziten dhe se populli nuk do te kthehet mbrapsht pa marre ate qe kerkon. Me dhunen antikushtetuese antiqytetare per ta kthyer humbjen ne Tirane ne nje vjedhje me pahir Saliu kerkon gjunjezimin e opozites asgjesimin e ekuilibrave demokrat te vendit. Siguroj Saliun qe as dhunimi i institucionit dhe dhuna e ushtruar permes institucionet as hedhja e parave ne lume per media te bera gardh rreth oborrit te tij nuk do ta fitojne kete gare- deklaroi Rama.


Sipas tij kjo krize eshte nje apel kumbues per opozita dhe do ti pergjigjen ketij apeli. Smund ta leme demokracine as endrrat dhe shpresat e shqiptareve te mbyten ne gjellen e piste te Saliut. Ai vazhdon ritualin e percartjes se vet ben sikur si kupton ftesat e miqve nderkombetare per garantimin e lirive te drejtave te njeriut. Ben sikur se shikon qe dhe misioni i ODIHR foli qarte.


Saliu ben sikur nuk ka lidhje me historine e ketij vendi qe po vuan me marrezine e tij dhe vazhdon historine e percartjes me maskarada te votave. Nese nuk ndalet maskarada e votes rezistenca e qytetareve do mbahet ne gjithe Shqiperine. Do therrasim shqiptaret per largimin perfundimtar te qeverise- theksoi kryetari i Partise Socialiste.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›