E Diel, 1 Nëntor 2026

ODIHR: Fushata zgjedhore, e qetë dhe pa probleme, s’janë cënuar standardet

Raporti i dytë paraprak i vëzhguesve ndërkombëtare

Misioni vëzhgues i OSBE-ODIHR-it ka publikuar dje raportin e dytë të ndërmjetëm për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit, në të cilën vlerësohet fakti që fushata deri në këtë fazë të parë ka kaluar e qetë, përpos disa incidenteve të izoluara. 

Raporti përfshin vrojtimet dhe konstatimet për zhvillimet në periudhën 22 maj deri më 3 qershor. 

“Fushata në përgjithësi ka qenë e qetë dhe paqësore me vetëm disa incidente të izoluara. Ndërkaq ajo është shoqëruar me përdorimin e një gjuhe të ashpër dhe akuza nga aktorë të ndryshëm politike”, citon raporti. 

Ndryshe nga disa ditë më parë tonet kritike këtë herë i janë rezervuar administratës zgjedhore dhe konkretisht Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. 

“Pavarësisht përpjekjeve të bëra nga kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të mburritur në vendime konsensuale ku është e mundur, KQZ vijon që të mbetet e ndarë sipas linjave partiake. Ngritja e qendrave të votimit u shty pasi partitë politike dështuan që të nominojnë përfaqësuesit e tyre brenda afati ligjor”, theksohet në raportin e dytë paraprak të OSBE-ODIHR-it. 

Në këtë raport i kushtohet një hapësirë e veçantë problemit të letërnjoftimeve, i cili siç theksohet edhe nga vëzhguesit, vazhdon të shkaktojë debate mes qeverisë dhe opozitës. Gjithashtu, raporti vëren se kanë vijuar përpjekjet për të pajisur çdo qytetar pa pasapofrtë me letërnjoftim elektronik. 

“Që prej 30 majit vetëm qytetarët të cilët nuk mbajnë një pasaportë do të mund të aplikojnë për të marrë kartën e re. Sipas Ministrisë së Brendshme deri në 31 maj kanë aplikuar 1.17 milionë qytetarë. Por opozita vijon që të pretendojnë se procesi nuk po administrohet siç duhet dhe ne 1 qershor njoftoi se do të padisë penalisht zyrtarët e Ministrisë së Brendshme me akuzën e manipulimit të listave zgjedhore”, citon dokumenti. 

Ndërkaq vlerësohet se raportimet e medias në disa raste kanë qenë jo të balancuara dhe një njëanshme.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›