E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza në Greqi, liderët politikë sërish nesër te presidenti

ATHINE - Përfundoi pas rreth 50 minutash, pa ndonjë rezultat, takimi që presidenti i Greqisë Karolos Papulias zhvilloi në mbrëmje me liderët politikë Samaras, Venizelos dhe Kuvelis, ku mungonte lideri i SYRIZA, Aleksis Cipras.

Pas takimit nuk u bë asnjë deklaratë, por Venizelos iu tha gazetarëve se "tema nuk është mbyllur". Ndërkaq njoftohet se një takim i ri i liderëve politikë, me përjashtim të kreut të Agimit të Artë, do të zhvillohet nesër në ora 14:00.

Aleksis Cipras, që nuk mori pjesë në takim, duke thënë se nuk do të bashkohet me ndonjë koalicion duke e bërë shkurtime të mëtejshme. 

Kuvelis ka këmbëngulur në qëndrimin e tij se nuk do të marrë pjesë në një qeveri pa SYRIZA, ndërsa presidenti Papulias ka sugjeruar krijimin e një qeverie me personalitete, qe te kene mbeshtetjen e palëve.

Fakti që takimi i sotëm nuk zgjati as një orë, e shton ankthin dhe pasigurinë për krijimin e një qeverie. Vendi gjendet i varur në një fije, e cila sa vjen e dobësohet nga dështimi i lëvizjeve politike dhe zvogëlimi i shpresave. Dështimi do të thotë zgjedhje të reja,të cilat, sipas sondazheve,mund të sjellin një qeveri, që mund të shkaktojë falimentimin dhe largimin e Greqisë nga euro, pasi SYRIZA që mund të dalë forcë e parë, kundërshton me forcë uljen e mëtejshme të shpenzimeve dhe kërkon të anulojë paketën e shpëtimit.

Shqetësim i madh ndihet edhe ne Bruksel, ku ministrat e Financave të BE diskutojnë sonte krizën greke. Eurogrupi i bën presion Greqise të respektojë marrëveshjen duke e kercenuar me prerje te fondeve, ndërkohe që burime nga nga KE dhe FMN lënë të hapur mundësinë e rinegociimit të disa pjesëve të Memorandumit, për të parandaluar fundosjen e vendit në recesion të thellë.
Lidhje te tjera Bruksel, presion i fortë mbi Greqinë nga Eurogroupi Revista gjermane Der Spiegel: Lamtumirë Akropol!

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›