Mediat shqiptare dhe lufta kunder korrupsionit
Zyrat rajonale te organizates se njohur Transparency International te Shqiperise dhe Kosoves po i mesojne gazetaret e rinj te dy vendeve per te hetuar me kujdes mbi korrupsionin zyrtar dhe financimet e dyshimta te partive politike. Nisma ka ardhur pas skepticizmit te rritur ne Tirane dhe Prishtine mbi fuqine reale te medias per te luftuar korrupsionin.
Analisti i njohur i gazetarise hetuese Xhon Holland mbajti fjalen kryesore ne takim. Ai thote se gazetaret mund te bejne me teper kunder korrupsionit dhe te mos kene frike edhe pse zyrtaret dhe bizneset qe ata ndjekin jane te medhenj dhe te forte. Perkundrazi te korruptuarit duhet ta kene frike median - thote ai. Per te goditur korrupsionin gazetaret dhe qytetare te tjere mund te fillojne nga kryesorja te ndjekin parate qe politikanet levizin ne vendin e tyre.Te studiohet cdo tender cdo prokurim cdo blerje kush e porositi sa jane cmimet dhe sa e bleu dikush tjeter. Zyrtar qendror apo vendor jane njelloj te gjithe keta kane pune me kompani vendase dhe te huaja qe sjellin dicka per shkollat spitalet kush i fton keto dhe si fitojne keto ne tendera. Korrupsioni mund te luftohet duke ditur te gjithe keto fakte qe i dine edhe kriminelet - thote ai.
Analisti Holland thote se vende me demokraci te re si Shqiperia dhe Kosova jane te rrezikuara nga korrupsioni i larte. Gjykatat nuk i denojne zyrtaret edhe pasi gazetaret shkruajne per korrupsionin Ky eshte problemi me i madh ne Shqiperi e Kosove dhe ne gjithe Europen Lindore. Nese gjyqtaret nuk ndeshkojne politikanet e korruptuar - thote ai - atehere shtypi duhet te hetoje gjyqtaret.
Rruga e vetme eshte qe te hetohen gjyqtaret ku i gjejne ata parate Gjyqtaret jane celesi per gjithcka. Ju nuk mund te beni dot asnje reforme nese gjyqtaret i lirojne politikanet e korruptuar. Ne te gjithe rajonin ka shume pyetje te tilla si e ngriti gjyqtari nje vile 3-4 qind mije euro kur ai paguhet rreth 10 mije dollare ne vit Gjyqtaret duhet te mendohen mire nese duan te jene ne krahun e qytetareve te ndershem apo ne krahun e krimineleve qe vjedhin fondet pastrojne para apo fshehin dokumente korrupsioni. Gazetaret duhet tua kujtojne gjyqtareve dhe politikaneve se detyra e tyre eshte tu sherbejne qytetareve - thote ai.
Perfaqesuesi i Transparency International per Kosoven Ismet Kryeziu thote se partite politike ne Prishtine nuk bejne transparencen e mjaftueshme per financimet. Ka shume pikepyetje se nga vijne keto para dhe nese jane para te pastra apo jane para te pista. Shoqeri civile ne Kosove ka propozuar qe partite te financohen nga fondet shteterore ndersa edhe gjykatat jane ende te pafuqishme qe te ndeshen me korrupsionin qe buron kryesisht nga politika.
Lutfi Dervishi perfaqesuesi i Transparency International per Shqiperine thote se partite bejne fushata zgjedhore luksoze pa deklaruar asnje burim te aq shume parave por transparenca e financimeve duhet bere gjate gjithe kohes jo vetem per nje muaj fushate. Jemi te shqetesuar se kultura e korrupsionit brenda partive gjate gjithe vitit bartet edhe ne kulturen e punes se qeverise kur ato vijne ne pushtet.
Analistet mendojne se mediat shqiptare duhet te perfshihen me shume ne hetimin e korrupsionit qe te rritet presioni qytetar per te zvogeluar sa me shume abuzimin e zyrtareve me pushtetin. Gaztetaret nuk ka pse merziten nga ndonje rast i pandeshkuar korrupsioni por ata duhet te kembegulin ne shume raste te tjera te hetojne zyrtarin qe vjedh policin qe nuk e kap gjyqtarin qe nuk e denon kedo qe nuk denon korrupsionin sepse suksesi pare i hajduteve pohojne analistet eshte qe te dekurajojne gazetaret.