E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nano thirrje politikës: Përfundoni reformat

Tiranë- Ish- kryeministri Fatos Nano i ka bërë thirrje klasës politike që të përfundojë brenda afateve reformat, pasi vetëm kjo do të sjellë marrjen e statusit kandidat.

Nëpërmjet një deklarate për shtyp Levizja Nano per Fitoren e Socialisteve, e cilëson si të paaftë qeverinë për ndërtimin e një dialogu politik, me partitë e tjera.

Klima politike ne Shqiperi mbetet ende e helmatisur nga retorikat boshe dhe zgjidhjet politike qe burojne nga perllogaritje meskine dhe te ngushta te interesave partiake e te grupeve brenda partive apo koalicionit qeverises.
Prirjet per akaparimin e te gjitha pushteteve politike, institucionale dhe kushtetuese po e devijojne vendin tone nga rruga europiane duke rrezikuar seriozisht demokracine dhe integrimin europian. Detyrat dhe reformat e integrimit nuk jane sfida te vetem disa partive, kryetareve te partive apo ministrave te qeverise, por jane sfida te te gjithe shoqerise shqiptare, te te gjithe aktoreve e faktoreve politike, institucionale, qytetare, akademike,shoqeri civile, etj,- thuhet në deklaratë.

Më tej ai është shprehur se procesi i integrimit është kthyer në rutinë të axhendës dhe lojrave të pushtetit.

Shqiperise i nevojiten reforma te thella ne drejtesi, ne administraten publike, ne luften kunder korrupsionit, ne krijimin e te gjitha kushteve per nje qeverisje te paster, transaparente dhe llogaridhenese. Qeveria se bashku me Opoziten duhet te permbyllim domosdoshmerisht brenda afatit dhe me pergjegjshmeri te larte reformen parlamentare dhe reformen elektorale ne menyre qe ne vitin 2013 te kemi me ne fund zgjedhje te lira, te ndershme, te pakontestuara dhe te perputhura me standartet me te mira europiane- shprehet Nano.

Gjithashtu ish- kreu i PS- së nuk ka lënë pa akuzuar krerët e mzhorancës dhe opozitës duke thënë se i kanë kthyer partitë e tyre në interesa personale dhe jo qytetare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›