ODIHR publikon raportin per 8 Majin. Zgjedhjet pozitive por pati polarizim

OSBE/ODIHR i jep politikës shqiptare 27 rekomandime të reja për t’i zbatuar deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Pasditen e të hënës, rreth 3 muaj larg zgjedhjeve lokale të 8 majit u publikua raporti final i OSBE/ODIHR-it. Raporti e cilëson transparent mënyrën e votimit dhe numërimit në të 12 qarqet e vendit dhe shton se numërimi në Tiranë eci me ritme të ngadalta.
Gara elektorale e 8 majit u cilësua në këtë raport si konkuruese, por në të u pasqyrua edhe polarizimi politik që i parapriu zgjedhjeve lokale nga bojkoti i Kuvendit dhe demostratat anti-qeverisë. Në raporti citohet se gjykatat në Shqipëri i dhanë të drejtë vendimeve të KQZ-së.
Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Ojgen Wollfarth thotë se politika shqiptare duhet të bashkëpunojë për të përmbushur 27 rekomandimet e raportit final të zgjedhjeve të 8 majit.
“Raporti jep rekomandime të qarta për hapat që duhet të ndjekë politika shqiptare në zgjedhjet e ardhshme. Në 8 maj pamë një ditë të qetë votimi, ndërsa më pas një process kompleks. Janë 27 rekomandime dhe politika shqiptare duhet të bashkëpunojë për të mirën e vendit”- tha Wollfarth.
Në rekomandimet e reja, OSBE/ODIHR kërkon një formulë të re në përbërjen e KQZ në mënyrë që të rritet besimi në pavarësinë e saj. Po kështu, ODIHR sugjeron ndryshimin e ligjit elektoral për të trajtuar vlefshmërinë e fletëve të votimit të hedhura në kutinë e gabuara, duke përfshirë edhe procedurat për fletët e votimit në tabelën e rezultateve, si dhe procedurat që duhet të ndiqen në rast të mospërputhjeve kur numri i votave të hedhura tejkalon numrin e nënshkrimeve në listën e zgjedhësve.
Erjon Ajazi