E Shtunë, 31 Tetor 2026

Seminar per gjuhen ne Prishtine. 200 studiues pjese e tryezes

Për të 30 herë  rresht në Prishtinë mbahet seminari ndërkombëtar i gjuhës, letërsisë, kulturës dhe historisë  shqiptare, në të cilën studiues dhe albanologë  nga vende te ndryshme  të botës  për dhjetë ditë do të diskutojnë  për  gjuhen shqipe, sfidat dhe trendet e zhvillimit të saj.

“ Për shkak të radhës së vet seminari ka pasur ndërprerje gjatë rrjedhës së vet , por ka mbijetuar dhe e ka kryer me sukses misionin për të cilin është themeluar”- tha Bardh Rugova, drejtori i Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare.

Pjesëmarrës në seminar është dhe Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Tekonologjisë së Kosovës, Ramë Buja, i cili e vë theksin tek rëndësia e një organizimi të tillë për gjuhën shqipe.

“ Tani ne po e bëjmë premtimin e  një epoke të re , vërtetë jemi në një epokë të re , të sukseseve që mund të  ti numërojmë dhe mund t’i rendisim bashkë. Çështja se si mund të mendohet kjo gjë, si është realizuar është me e vështirë se sa që është bërë .Tani kur mendohet këtë kohë , por perspektiva është e këtij seminari, këto rezultat që do të arrihen do të jenë shumë të shtresuara në kuptimin pozitiv”- tha Buja.

Në kët frymë flet dhe  Profesor doktor Shezai Rrokaj, nga Këshilli Drejtues i Seminarit në Tiranë.

 “ Sot ne sjellin në kujtesën tonë gjithë mundin dhe sakrificat që janë bërë  për të mbajtur ndezur këtë tempullit t ë madh të dijes, burimin shpirtëror dhe thesarin më të çmuar të kësaj treve shqiptare që është dija kombëtare pa të cilën nuk mund të ketë as vetëdije kombëtare e as komb”- tha Rrokaj.

Hapjen e seminarit e ka përshëndetur edhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Isa Mustafa: “Për Prishtinën është nderë dhe privilegj i veçantë që ky seminar mbi 30 vjet mbahet këtu tek ne dhe ne konsiderojmë që Prishtina  është rritur ashtu siç është rritur ky seminar, se kultura në Prishtinë është  zhvilluar ashtu  siç është  zhvilluar ky seminar se letërsia shqipe janë zhvilluar dhe janë rritur ashtu siç janë rritur ambiciet tona”.

Mbi 200 studiues marrin  pjesë në tryeza, referime dhe sesionet shkencore. Seminari për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare është themeluar në vitin 1974 nga Fakulteti Filologjik i Universitetit të Prishtinës.

Sala Mustafa

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›