Abas ne Bosnje. Kerkon mbeshtetje per Palestinen

Presidenti palestinez Mahmud Abas ka filluar vizitën e parë zyrtare në Bosnje dhe Herzegovinë, duke u takuar me zyrtarët e presidencës tre-palëshe të Bosnjes. Ky tur është pjesë e përpjekjeve të tij për të ndryshuar statusin palestinez së në Kombet e Bashkuara (OKB) nga statusi aktual si vëzhgues. Autoriteti palestinez ka kërkuar njohjen e plotë të OKB-së të një shteti palestinez brenda kufijve të para fillimit të luftës në vitin 1967, duke përfshirë edhe Bregun Perëndimor dhe Jeruzalemin Lindor.
Presidenti palestinez Mahmud Abas ëshët takuar me anëtarët e presidencës dhe Ministrin e Jashtëm Sven Alkalaj, në Sarajevë. Edhe pse institucionet e Bosnjë e Hercegovinës nuk kanë raportuar zyrtarisht arsyet e vizitës të presidentit Abaz, ambasadori palestinez në Sarajevë Khaled Al Atras, tha se gjatë kësaj vizite, Abaz me zyrtarët e vendit do të bisedojë për situatën në Lindjen e Mesme dhe për përpjekjen palestineze për t’u anëtarësuar në OKB.
Bosnja dhe Hercegovina është një nga dhjetë anëtarët aktualë, jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.