E Diel, 1 Nëntor 2026

ODIHR raport: Vlerëson KQZ-në, “dënon” politikën

Ku mision vlerëson punën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kolegjit Zgjedhor dhe të medias.

Megjithatë, pika më e “errët” në këtë raport duket se është vetë klasa politike shqiptare, çka sipas vëzhguesve të ODIHR-it, ndikoi mjaft në acarimin e situatë në periudhën e para ditës së zgjedhjeve. Përfaqësuesi i ODIHR, Jonathan Stonestreet theksoi se zgjedhjet vendore të datës 8 maj ishin konkurruese dhe transparente por u organizuan në një ambient polarizimi tejet të lartë politik.

“Ashtu si edhe në zgjedhjet e mëparshme, të dyja partitë e mëdha politike nuk i kryen detyrat e tyre në mënyrë të përgjegjshme. Deklaratat nga të dyja partitë kontribuuan në uljen e besimit të publikut për zgjedhjet. Megjithatë, pati aspekte pozitive në këto zgjedhje që vunë themelet për zhvillimin e zgjedhjeve demokratike”, theksoi ai.

Stonestreet vuri në dukje përmirësimet e arritura në këto zgjedhje, si listat e votuesve, puna e Kolegjit Zgjedhor dhe një ambient me media pluraliste.  “KQZ funksioni në mënyrë transparence edhe pse pati ndarje të qarta, megjithatë e kreu funksionin e vet. Ky polarizim pati rolin e vet edhe në KQZ ku pati debate të ashpra. Vendimet u morën në mënyrë politike dhe jo kolegjiale, ndaj disa vendime Kolegji Zgjedhor i ktheu mbrapsht”, shtoi ai.

Sipas raportit, pati vonesa në caktimin e komisionerëve, duke përmendur këtu edhe mos dorëzimin e listave nga ana e opozitës në afatet e përcaktuara ligjore.

“Shumica e komisionerëve të vegjël punuan në mënyrë kolegjiale para zgjedhjeve. PS e PD nuk i caktuan në kohë anëtarët e qendrave të numërimit, dhe kjo ka shkaktuar vështirësi. Kolegji Zgjedhor ka vepruar në mënyrë të paanshme në shqyrtimin e ankesave që janë bërë para ditës së zgjedhjeve”, tha më tej përfaqësuesi i ODIHR.

Një pikë tjetër poezive të shënuar në këto zgjedhje, ishte edhe mospërdorimi i administratës për fushatë. “Për sa i përket një zhvillimi pozitiv, abuzimet me administratën është ulur në mënyrë të konsiderueshme. Megjithatë pati një numër të vogël rastesh, kur zyrtarë të qeverisë janë angazhuar në fushatë. Fatkeqësisht ka pasur zyrtarë publikë që janë vënë në fushatë për Partinë Demokratike”, vijoi përfaqësuesi i ODIHR.

Duke folur për ditën e zgjedhjeve, Stonestreet tha se kjo ditë në vetvete ishte përgjithësisht e qetë, “votimi eci mirë por procedurat nuk u ndoqën siç duhet. Numërimi po ecën në mënyrë të ngadalë dhe ka qenë i paorganizuar në disa raste”, vijoi ai. Në fund, zyrtari i ODIHR, u shpreh se raporti përfundimtar për zgjedhjet lokale të 8 majit në Shqipëri do të publikohet pas 6 javësh.

 /Saimir Lleshi/Start/

                                                                                             2011-05-10 12:24
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›