E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kodheli: PD po bllokon numërimin në Njësinë 5

 Zëdhënësja e fushatës së PS-së, Mimi Kodheli u shpreh se ajo çfarë po ndodh në këtë KZAZ, është e pajustifikueshme dhe fakti më i rëndë është mënyrë se si po sillet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në këto momente.

“KQZ vazhdon të injorojë në mënyrë të plotë atë çka po ndodh në Njësinë Bashkiake numër 5, ku procesi i numërimit mbetet i bllokuar nga anëtarët e grupit të numërimit të Partisë Demokratike, të cilët në shkelje të hapur të ligjit janë refuzuar të numërojnë votat”, theksoi ajo.

Sipas saj, ky bllokim nuk vjen për arsye teknike por politike duke përdorur arsye absurde për të bllokuar rezultatit, që sipas Kodhelit, është në favor të Ramës. /S.Lleshi/Start/

                                                                                             2011-05-10 14:16
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›