E Diel, 1 Nëntor 2026

OECD: Kriza kaloi, po papunesia do te rritet

Vitin e ardhshem ekonomia boterore do te rritet perseri dhe Gjermania mund te jete vendi qe do te perfitoje me shume ne Evrope. Por e keshillueshme eshte qe te reduktohet edhe deficiti buxhetor. Ekspertet e pavarur te ekonomise boterore, ne seline qendrore te OECD-se kishin kete here lajme te mira. Kriza ekonomike duket se eshte kapercyer ne te gjitha vendet e Organizates per Bashkepunim Ekonomik dhe Zhvillim. Por mungon ritmi, thote eksperti per ekonomine prane OECD-se Eckhard Wurzel: "Rritja qe ne shohim eshte relativisht e ngadalte. Nuk kemi te bejme me nje pershpejtim sic e kemi konstatuar ne fazat e meparshme te hovit ekonomik". Dhe sipas OECD-se kjo eshte nje nga arsyet pse rritja ekonomike ne Gjermani nuk do te sjelle permiresime ne tregun e punes. Perkundrazi! "Do te kemi nje rritje te konsiderueshme te papunesise ne Gjermani dhe ne presim qe norma e papunesise te vazhdoje te rritet, deri ne mes te vitit 2011",-tha Wurzel. Sipermarrjet ne Gjermani ia kane dale mbane te mbajne punonjesit e tyre gjate krizes. OECD-ja pergezon llogarite e shumta te mbledhjes se oreve te punes ne firma dhe modelin e punes me orar te shkurtuar, qe subvencionohet nga qeveria gjermane. Megjithate muajt e ardhshem sipermarrjet do te jene te detyruara te shkurtojne personel, per shkak te kostove.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›