"Anetaresimi ne BE, procesi nis me 2011"
INTERVISTA/ Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu, ne nje bisede dje me radion Evropa e Lire tha se "presim qe marrja e statusit te vendit kandidat te permbyllet brenda vitit 2010, per te krijuar mundesine qe ne vitin 2011 te hapen negociatat e anetaresimit"
Kur prisni qe Komisioni Evropian t'ia dergoje Shqiperise pyetesorin, pergjigja e plote ndaj te cilit do te garantoje statusin e vendit kandidat te Bashkimit Evropian?
Ne besojme se te gjitha keto levizje formale dhe pune te Komisionit Evropian per pyetesorin, te permbyllen para Krishtlindjeve, ose brenda vitit 2009. Gjithsesi, ne jemi gati qe te fillojme nga puna diten e neserme qe do te mberrije ky pyetesor. Nuk e kemi lene pas dore pjesen e pare qe eshte pjesa me e rendesishme - te berit gati per te mos humbur kohe ne momentin kur do ta kemi pyetesorin ne dore.
A ka nje ide paraprake qeveria shqiptare se sa do te jete numri ne total i ketyre pyetjeve?
Ne fakt, ne nuk mund te themi sot se sa jane pyetjet qe do te mberrijne per pyetesorin shqiptar, cfaredolloj kalkulimi qe kemi bere eshte bazuar ne eksperiencat e vendeve te tjera, te cilat jane thuajse ne te njejten faze me ne, ne te njejtin nivel te perafrimit me Shqiperine, pavaresisht se diku me pas, ne ceshtje te caktuara. Por, ne ecurine e tyre, ne performancen qe kane ne zbatimin e procesit te stabilizim-asociimit, kane ngjashmeri me Shqiperine te qenet vende potenciale kandidate. Pra, duke iu referuar, me perjashtim te Islandes, e cila kishte nje pyetesor me nje numer te kufizuar pyetjesh, rreth 353, por perseri mberriti ne rreth 300 pyetje me nenpyetjet nen te. Ne besojme qe pyetjet primare, pra pyetesori qe do te mberrije ne Shqiperi do te jete diku me rreth 2,300 - 2,400 pyetje, te cilat bashke me SA-pyetjet do te shkojne ne 4,000, po te llogarisim ketu edhe anekset qe i bashkengjiten dhe qe duhet te jene. Pra, anekset skrutinojne dhe jane deshmia e legjislacionit, te cilin do ta bashkengjisesh kur flet per nje dhe kur i jep pergjigjen nje pyetjeje se cilin legjislacion dhe cfare ligji ka perafruar ligji X, ne aneks, do te bashkengjisesh ligjin shqiptar te perkthyer ne gjuhen angleze. E gjitha, se bashku ne volum fizik letrash sasie, llogariten, bashke me pergjigjen e disa pyetjeve, se duhet te jene rreth 8,000 faqe. Kjo nuk eshte per te treguar kuriozitet, por per te matur ne njefare menyre volumin e madh dhe seriozitetin, me te cilin Komisioni Evropian merr vleresimin e nje vendi, i cili kerkon te procedoje me tej ne pjesen e integrimit. Pse ky dokument quhet dokumenti baze i vleresimit? Sepse vlereson te gjitha fushat, shqyrton te gjitha fushat dhe mberrin jo vetem ne nje volum fizik te larte dhe te madh si volum, ne te cilin do te zene rreth nje meter e gjysme te pyetesorit, por kjo tregon se sa ne detaje ndiqet dhe vleresohet ecuria dhe performanca e nje vendi ne procesin e integrimit.
A pritet te kete nje fokusim me te madh te Komisionit Evropian ne disa fusha, ku, per rrjedhoje, edhe numri i pyetjeve mund te jete edhe me i madh?
Te gjitha fushat jane fusha qe vleresohen, qe shqyrtohen. Pjesa me e madhe e pyetjeve i takojne kriterit politik, drejtesise, lirise dhe ceshtjeve te brendshme, ku ketu ne do te kemi te perfshira Ministrine e Drejtesise, Gjyqesorin, KLD-ne, Prokurorine e Pergjithshme, Drejtorine e Pergjithshme te Burgjeve, pra te gjitha ceshtjet qe perfshijne kuadrin e ligjeve dhe te drejtesise. Nje pjese te rendesishme sigurisht qe do ta kete perafrimi i legjislacionit, per sa i perket kriterit ekonomik, sepse behet gati dhe vleresohet gatishmeria e vendit per te qene pjese e tregut te perbashket evropian dhe per te perballuar konkurrencen. Pjesa, ne te cilen ne parashikojme te kete, le te themi, pergjigje me te veshtira, ose me me substance, eshte pjesa kur kerkohet ide dhe vizion ne momentin kur vendi do te jete vend anetar i Bashkimit Evropian. Ne kete pyetesor administrata shqiptare nuk do t'u pergjigjet thjesht pyetjeve ne forme kuizi, duke dhene pergjigje per cka dihet. Por, ka pyetje, ka situata, te cilat ne duhet te parashikojme, p.sh, kur Shqiperia te jete vend anetar ne Bashkimin Evropian, le te themi, me 2014 cfare do te ndodhe ne Parlamentin Evropian, si do te perfaqesohet Shqiperia, apo si do te orientohet drejt nje votimi per nje ceshtje te caktuar - kyc te politikave te BE-se. Pra, keto do te jene ceshtjet me sensitive ku, sigurisht, kerkohet nje vendimmarrje me e larte sesa perfshirja vetem e specialisteve apo e nepunesve civile te administrates.
Drejtesia do te jete fushe kryesore qe do te trajtohet nga pyetesori. A mund ta ngadalesoje procesin deri ne marrjen e statusit te vendit kandidat mungesa e opozites ne Kuvend, duke pasur parasysh se ligjet e fushes se drejtesise qe kerkojne 84 vota, nuk mund te miratohen?
Mua do te me pelqente qe ne kete situate paszgjedhore, ku gati cdo dite ka ftese nga Qeveria, nga mazhoranca, per opoziten per t'u kthyer ajo ne Kuvend. Sigurisht, do t'me pelqente shume qe te thosha se situata jone eshte nje situate ideale sa i perket kalimit te cdo lloj bllokimi qe mund te sjelle momenti, por fatkeqesisht nuk mund ta them dot kete gje. Nuk mund ta them, sepse ne ende sot nuk dime nese do te kete nje vendimmarrje nga opozita per hir te ngjarjeve, neper te cilat kalon vendi, per hir te zhvillimeve te vrullshme ku jemi perfshire, per hir te nje momenti qe nuk ka se si dhe nuk meriton te kete kthim prapa per qytetaret shqiptare, sepse ne flasim per vleresim te kapaciteteve ne Shqiperi per te vleresuar gatishmerine e Shqiperise per te qene shtet anetar i BE-se. Dhe, per aq kohe sa endrra e te gjithe shqiptareve eshte qe Shqiperia te jete anetare sa me shpejt ne BE, nje enderr e bartur qe nga fillimet e ndryshimeve te regjimit ne vend, qe nga fillimet e levizjes demokratike, ne te cilat eksponente te opozites kane qene pjese aktive, diku me pasive, diku kane qene ne krahun e djathte pastaj ne te majtin, e ka edhe nga ata qe nuk e dine me fare as ne cilin krah jane, por une pres qe gjithe kjo enderr e mbajtur per vite me radhe, ne kete moment qe ka mundesine te behet realitet, do te kishte qene joideale, sepse po bejne nje sakrilegj. Por, eshte domosdoshmeri dhe eshte detyrim i tyre; eshte nevoje per te qene pjesemarres ne realizimin e ketij momenti historik per shqiptaret. Sepse nuk eshte vetem kjo pjese e pyetesorit, ose le te themi e shtyrjes dhe shqyrtimit te aplikimit, por eshte ceshtje me afatshkurter per ne, eshte ceshtja e perfitimit te liberalizimit te heqjes se vizave. Kjo do te thote qe, ne qofte se ne do te mbyllim, do te marrim avine per te qene vend kandidat brenda vitit 2010, ose kah fundi i 2010-es. Ne presim qe liberalizimi i vizave te ndodhe sa me shpejt ne momentin qe do te permbyllen kushtet e vendosura ne udherrefyesin e Shqiperise. Pra, mund te jete edhe me shpejt sesa gjysma e dyte e 2010-es qe ka qene premtimi yne elektoral. Qe te votohen ligjet, te cilat kane nevoje ne Parlament per 2/3-at dhe ligjet, qe cojne perpara reformat ne drejtesi dhe reformat ne gjyqesor, e rendesishme eshte qe te jete pjesemarrja me 84 vota minimumi. Tani une e kam veshtire te parashikoj se sa do te zgjase kjo lloj situate amullie ne kampin opozitar. E vertete eshte qe ka nevoje; ka nevoje per aq kohe sa eshte detyrim kushtetues, per aq kohe sa eshte detyrim kombetar dhe ka shume nevoje edhe per te shprehur vizionin e Partise Socialiste dhe detyrimin e tyre karshi militanteve te tyre, sepse nuk besoj se militant sot ne politike eshte vetem ai qe ndjek prapa idene e cmendur te kryetarit. Militantizem politik eshte qe t'i qendrosh me militantizem premtimit qe u ke dhene qytetareve qe ta kane dhene voten. Militant ne politike eshte ai qe zbaton dhe ndjek ate cka i kane kerkuar ata qe e kane votuar dhe qendron si garant, sepse betohet dhe eshte garant per t'i plotesuar detyrimet e atyre qe perfaqeson. Cdo deputet perfaqeson nga pas nje numer te caktuar njerezish. Asnje deputet, as Partise Demokratike, as i ndonje force tjeter, per me teper as i Partise Socialiste nuk eshte ne Parlament, sepse perfaqeson Edi Ramen. Perfaqeson nje numer njerezish, te cilet numerikisht menderisht jane shume me teper sesa Edi Rama i vetem.
Zonja ministre, a ka Qeveria ndonje parashikim mbi afatin se kur Shqiperia do te fitoje statusin e vendit kandidat per ne Bashkimin Evropian?
Ne kemi bere nje kalendar, i cili do te miratohet besoj ne javet ne vijim bashke me metodologjine per gjithe administraten shqiptare, nje metodologji shume e thjeshte me hapa konkrete, qe nga marrja e nje pyetjeje ne dorezim, dhenia e nje specialisti per t'iu pergjigjur dhe deri ne momentin kur do te miratohet nga Keshilli i Ministrave ose nga Komiteti Nderministror i Integrimit, qe do te jete autoriteti me i larte per pyetesorin, nje kalendar ku i kemi percaktuar ne vija te pergjithshme detyrimet se sa do t'i lihet kohe ne dispozicion nje institucioni, ose te pakten kemi parashikuar sa kohe ka nevoje per t'iu pergjigjur setit te pyetjeve te tyre. Ne parashikimin tone, e rendesishme eshte qe ne ta permbyllim ne 2010-en. Brenda nje kohe sa me te shkurter do te rezervohen, po e them periudhen kohore per te mos qene e pasakte me vone, ne do te preferonim qe ta mbyllnim brenda nje periudhe te pakten kater mujore, jo me shume. Por gjithsesi kjo nuk eshte per t'u marre per te sakte me vone, per aq kohe sa do te shohim nga momenti qe do te mberrije pyetesori dhe deri ne dorezimin e pyetjeve te plota. E rendesishme per ne eshte qe periudha qe do ta marrim, te shfrytezohet maksimalisht per te dhene pergjigje te sakta, ne menyre qe te mos kemi shume pyetje te tjera me pas dhe t'i leme mundesi Komisionit Evropian qe t'i shqyrtoje pergjigjet, t'i lexoje pergjigjet dhe te krijoje ate cka kerkon Keshilli, avine per te kaluar me pas dhe per te miratuar statusin e vendit kandidat. Prandaj, presim qe dhenia e avise dhe marrja e statusit te vendit kandidat te permbyllet brenda vitit 2010, per te krijuar mundesine qe ne vitin 2011 te hapen negociatat e anetaresimit.