E Diel, 1 Nëntor 2026

Plagosi ne plackitje, prangoset per te katerten here adoleshenti

Tirane- Nje adoleshent eshte arrestuar per te katerten here nga policia e Tiranes per akuzen e vjedhjes dhe plagosjes. I ndaluari eshte Dashamir Musa, i cili prej disa ditesh ishte renditur ne listat e te kerkuarve. Burime zyrtare thane se 18-vjecari dyshohej si i perfshire ne nje ngjarje te ndodhur disa dite me pare ne "Rrugen e Durresit", ku Musa akuzohet te kete sulmuar dhe grabitur Gjergji M. Ky i fundit eshte plagosur i goditur me mjete te forta, por pa rrezik per jeten dhe pas ndihmes mjekesore ndodhet ne gjendje te mire shendetesore. Por diten e djeshme pas nje kerkimi policor, Musa ka rene ne pranga. Ngjarjet ne te cilat dyshohet se eshte perfshire ne dy vjetet e fundit dhe shoqerimet e shpeshta ne polici, e kishin kthyer 18-vjecarin ne nje person problematik per blute. Gjate arrestimit te realizuar ai nuk ka bere rezistence dhe ndaj tij jane ngritur dy akuza, te konsumuara ne nje vjedhje me dhune qe perfundoi me plagosje.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›