Kraja: Koalicionet te (ri)behen, pa e shkelur Kushtetuten
INTERVISTA/ Shkrimtari dhe publicisti Mehmet Kraja thote se levizjet rreth berjes ose riberjes se koalicioneve jane krejtesisht te natyrshme, por eshte e papranueshme qe ato te behen duke shkelur Kushtetuten
Si i vleresoni zhvillimet e fundit politike, konkretisht te koalicioni mes Partise Demokratike te Kosoves dhe Lidhjes Demokratike te Kosoves?
Them te drejten, une me me qejf do te kisha folur per gjera tjera, per kulture, letersi, per gjera kesisoj, sesa per politiken. Por, tash kjo eshte bere pjese e pandashme, sepse zhvillimet jane te tilla qe realisht edhe ata njerez qe jane te veteperjashtuar, ose te perjashtuar prej politikes, deshen s'deshen do te merren me keto zhvillime qe ndodhin, sepse atmosfera nuk eshte e tille te krijoje nje komoditet asisoj qe ta perjashtojne veten nga preokupimet per keto zhvillime. Une i kam ndjekur, per aq sa me kane interesuar dhe nuk me kane pelqyer zhvillimet e fundit. Perderisa ne zgjedhje u tregua njefare kapaciteti demokratik i Kosoves, periudha paszgjedhjeve deshmoi disa gjera, qe ne esence flasin per brishtesine e institucioneve tona, domethene per paqendrueshmerine politike te subjekteve, edhe te institucioneve me te rendesishme te shtetit. Kjo paqendrueshmeri u reflektua menjehere pas zgjedhjeve. Jane krejt normale keto qe mund te ndodhin, domethene zhberje e koalicioneve, riberje e te tjerave; keto jane gjera krejt normale qe mund te ndodhin ne cdo shtet demokratik, por menyra se si deshi te behej, ishte jonormale per nje arsye te vetme dhe te thjeshte, sepse kane rregulla. Demokracia, pavaresisht faktit qe ka liri te mjaftueshme, ka liri brenda suazave te ligjit, brenda suazave te Kushtetutes. Automatikisht u paraqit nje problem dhe problemi i shkeljes se Kushtetutes, respektivisht i kontestimit - ajo qe nuk mund te pranohej ne asnje rrethane ishte kontestimi i postit te presidentit, sepse ishte mosnjohje, respektivisht shkelje e Kushtetutes me te dyja kembet nga PDK-ja, ne kete rast. Per mua nuk paraqet shume rendesi fakti nese do te beje koalicion PDK-ja me LDK-ne, apo me AKR-ne (Aleanca Kosova e Re), apo me LDD-ne (Lidhja Demokratike e Dardanise) ose kedo qofte, per mua nuk paraqet ndonje gje; per mua eshte esenciale ajo se duhet te respektohen rregullat e lojes, duhet te respektohet Kushtetuta ne radhe te pare, sepse demokracia kete e ka. Domethene qe lejon hapesire manovrimi deri ne nje shkalle qe nuk mund te shperthehet korniza. Eshte nje kornize, e cila vendos rregulla dhe jashte atyre rregullave dhe ligjeve nuk mund te dale askush. Situata tani eshte kjo qe eshte. Mendoj qe mund te behen analiza te ndryshme. Po e shikuam nga aspekti i asaj qe pame, mund te them qe kjo ishte nje loje e vogel, besoj qe ishte me shume nje kercenim, nje shantazh mbi LDK-ne, nje prove per te pare se sa mund te levizin keto gjera, ne formen qe dikush i sheh si te mundshme jashte menyres se rregullt, jashte rregullave dhe ligjeve qe i percakton, qofte demokracia, qofte loja politike brenda rregullave dhe kornizave te nje demokracie te qendrueshme. Ne rastin tone kemi mungese te theksuar te kapaciteteve demokratike. Prishja e ketij koalicioni ne radhe te pare nuk i konvenon PDK-se, por nuk i konvenon as LDK-se.
Ne shume komuna te Kosoves qytetaret do te kene serish rastin te votojne per kandidatet per kryetare, te cilet kane shkuar ne balotazh. Sa mendoni se do te ndikoje balotazhi ne rezultatet aktuale?
Balotazhet jane ne shumicen e komunave, sic e shihni, kane filluar aty-ketu te behen disa koalicione, mendoj qe do te kete ndryshime, vecmas pas ketij blofi te lojes se fundit. Une konsideroj qe PDK-ja ia ka derguar nja 10 per qind te votave ne favor LDK-se. Nese del keshtu, ky eshte nje parashikim imi, mund te mos jete i sakte, ne anen tjeter nuk do te kete ndonje ndryshim esencial. Ajo qe nuk me pelqen dhe qe do ta them gjithsesi, ne zgjedhjet lokale dhe ne diferencimet partiake te elektoratit eshte bere nje diferencim rajonal, dhe kjo eshte shqetesuese per mua dhe kete askush nuk po e ngre tash per tash. Mbase eshte shqetesuese vetem per mua dhe tjeret nuk e shohin keshtu - do te doja te ishte ashtu, por nuk do te doja qe partite politike te terheqin elektoratin ne aspektin rajonal, LDK-ja Prishtinen e Podujeven etj, PDK-ja qendren e Drenicen e disa komuna, AAK-ja Dukagjinin etj. Kjo ndarje principatash, feudesh, eshte shume negative dhe nese vazhdon keshtu, ne do te kemi nje konfigurim politik anormal, te shemtuar natyrisht, nese ndodh kjo, po une besoj qe kjo ndoshta do te tejkalohet gradualisht.
Ne krahasim me zgjedhjet e deritashme ne Kosove, zgjedhjet e fundit lokale deshmuan per nje pjesemarrje me te madhe te komunitetit serb ne votime. A do te thote kjo thyerje e tradites se bojkotit?
Ishte nje levizje. Une prape them qe serbet nuk ndryshuan pozicion ndaj Kosoves, ata nuk treguan ndonje lojalitet, as s'do te tregojne ndonje lojalitet ndaj Kosoves dhe pavaresise; nuk do te behen qytetare lojale te shtetit te pavarur Kosoves, se paku jo per nje periudhe te ardhshme. Dalja e tyre ne votime eshte pragmatike, eshte nje veprim me konotacion praktik, jo konotacion politik afatgjate. Nuk mendoj qe do te kete ripozicionim te tyre ne pikepamje te lojalitetit ndaj Kosoves, ose ndaj pavaresise se Kosoves. Ata edhe me tej vazhdojne te jene ata qe jane, por qe e kane shfrytezuar kete situate, vecmas me Pakon e Ahtisarit, me decentralizimin ne komunat e reja, d.m.th. e kane shfrytezuar situaten qe t'i zgjidhin disa probleme reale qe i kane. Ndoshta ky eshte nje fillim i mire se, fundi i fundit, per kete edhe eshte bere edhe decentralizimi dhe komunat e reja. Por, duhet te heq iluzionin se serbet kane ndryshuar qendrim ne pikepamje te, thashe, lojalitetit ndaj shtetit te Kosoves. Ata edhe me tutje do te jene qytetare te Kosoves, por qe gjithsesi dirigjohen dhe marrin gjithnje instruksione nga Beogradi, ose shtetesine e Kosoves e perceptojne vetem te tille sa mund ta bejne gjumin e nates aty. Kurse, diten perseri do te veprojne sic kane vepruar deri tani. RFE