E Shtunë, 31 Tetor 2026

OECD:Ekonomia, drejt rimëkëmbjes

Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik ka bërë të ditur se ekonomia botërore po shkon drejt rimëkëmbjes më të shpejtë se sa ishte parashikuar më parë nga specialistët. OECD-ja, e cila ka në përbërjen e saj rreth 30 vende më të zhvilluara industriale, tha se Shtetet e Bashkuara dhe eurozona pritet të dalin nga recesioni në tremujorin e tretë të vitit. Por kjo organizatë më selinë qendrore në Paris paralajmëroi se rimëkëmbja mund të jetë modeste për ca kohë, ndërsa rrezik të veçantë mund të paraqesë papunësia. Nga ana tjetër zvpresidenti i Shteteve të Bashkuara Xho Bajden deklaroi se masat stimuluese të administratës Obama po funksionojnë përkundër kritikave të republikanëve dhe skepticizmit të opinionit. Bajden citoi vlerësimet e analistëve, sipas të cilëve masat në vlerë prej 787 miliardë dollarë kanë krijuar 500 mijë deri 750 mijë vende pune, megjithëse miliona njerëz edne janë pa punë. "Në vend që të flasim për fillimin e depresionit, ne po flasim për fundin e recesionit", ka theksuar zv presidenti amerikan bajden duke dhënë shpresa për nëj përmirësim të situatës ekonomike.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›