E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rasmusen:Bashkëpunim të ngushtë NATO-BE në Afganistan

NATO dhe Bashkimi Evropian duhet të bashkëpunojnë më ngushtë në Afganistan, sepse mungesa e bashkëpunimit në kohët e fundit po rrezikon trupat në terren, deklaroi sot shefi i aleancës. Diplomatët dhe ekspertët e strategjive kanë shtuar shqetësimet për mungesën e marrëveshjeve të sigurisë mes NATO-s dhe BE-së, për shkak të një konflikti që përfshin Turqinë dhe Qipron, anëtare e BE-së.
Në një intervistë për gazetën franceze "Le Monde", sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen nuk bëri reference në lidhje me Turqinë dhe as nuk dha ndonjë arsye për mos arritjen e një marrëveshjeje. "Është thelbësor përmirësimi i bashkëpunimit mes NATO-s dhe Europës. Ka qënë e pamundur arritja e një marrëveshjeje mbi sigurinë mes NATO-s dhe BE-së në Afganistan", deklaroi ai për gazetën franceze, në intervistën që do të publikohet në numrin e saj të nesërm. "Kjo shkakton probleme për sigurinë e stafit në terren", u shpreh ai. Rasmussen, i cili mori detyrën si kreu i aleancës perëndimore ushtarake më 1 gusht, deklaroi se shumë shpejt do të niste një iniciativë për zgjidhjen e problemit.
Diplomatët kanë deklaruar se acarimi i madh i Turqisë për anashkalimin nga BE-ja dhe konflikti i tejzgjatur me Qipron po ndikojnë në marrëdhënien NATO-BE

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›