ÇOHU- Qeveria Kosovare nuk po lufton korrupsionin
Organizata joqeveritare ÇOHU ka akuzuar Qeverinë e Kosovës se nuk po lufton si duhet fenomenin e korrupsionit.
Sipas kësaj Organizate, Qeveria po bën një përçapje për të krijuar një përshtypje të mirë para opinionit publik.
Organizata joqeveritare "Çohu" deklaroi se puna e deritanishme e Qeverisë Kosovare është vetëm një tentativë për të krijuar përshtypje të mirë në opinionin publik.
"Qeveria ka rënë në kundërshtim me retorikën për luftën kundër korrupsionit, me të cilën erdhi në pushtet"-ka deklaruar ÇOHU'.