Merkel- Kosovë, njohja e pavarësisë vendim i drejtë
Gjermania ka njohur pavarësinë e Kosovës, për këtë ngjarje komenton kancelarja gjermane Angela Merkel. Ajo ka thënë se ky vendim ka qenë i drejtë pasi Kosova nuk mund të qëndronte më me status quo. Merkel e ka bërë deklaratën e saj gjatë punimeve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Kancelarja gjermane tha: "Çështja e Kosovës është rast sui generis dhe për këtë kemi vendosur ta njohim pavarësinë e saj".