E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë- Kuvendi do të diskutojë 100 ditët e qeverisjes Thaçi

Në seancën e ardhshme të Kuvendit të Kosovës do të diskutohet për 100 ditët e para të Qeverisë Thaçi.

Të premten më 18 prill, kuvendi i Kosovës do të diskutojë për qeverisjen Thaçi, në një seancë të veçantë. Do të diskutohet për 100 ditët e kësaj qeverie.

Ndërkohë që priten debate mes pozitës dhe opozitës. Kundërshtarët e Thaçit pritet të tregohen kritikues ndaj punës që ka bërë qeveria e tij.

Grupet kuvendore opozitare kanë kërkuar që ta shtyjnë për javën e ardhshme me qëllim që deputetët të kenë më shumë kohë për të analizuar programin e qeverisë.

Bashkë me punën e kryer nga qeveria për këto 100 ditë, do të diskutohet edhe programi i ekzekutivit për periudhën katërvjeçare

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›