Ekstradohet Lorenc Balliu nga SHBA, akuzohet për vrasje
Ekstradohet Lorenc Balliu, shqiptari i arratisur, 32-vjeçari i cili ka goditur me shkelm në fytyrë, duke i shkaktuar vdekjen Gazmend Tahirllarit.
Në bashkëpunim me Interpol Tiranën, Departamenti Amerikan i Shtetit ka ekstraduar në Tiranë shtetasin e lartpërmendur, që të përballet me drejtësinë shqiptare. Ai është dënuar nga Gjykata e Korçës në mars të 2003-it me 16 vjet heqje lirie për veprën penale të vrasjes. Lorenc Balliu, ka qenë me detyrë oficer kriminal në komisariatin e Korçës dhe Gazmend Tahirllari po shoqërohej në komisariat me automjetin e policisë, gjatë kësaj kohë ai e ka goditur me shkelm në fytyrë duke i shkaktuar vdekjen.