E Shtunë, 31 Tetor 2026

OJQ Ars Qendra edhe gjatë verës me aktivitete

Nga Hajdin Islami

Vushtri, 20 Korrik NOA - Edhe në këto ditë të ngrohta vere disa OJQ po vazhdojnë të mbajnë aktivitete të ndryshme, në këtë drejtim, mjaft aktive është edhe OJQ Ars Qendra nga Vushtrria e cila që nga themelimi i saj vazhdimisht është duke zhvilluar aktivitete të ndryshme rinore dhe kulturore.

Tani së fundi kjo OJQ është duke e organizuar kursin e gjuhës angleze në nivelin fillestar falas për të rinjtë e Komunës së Vushtrrisë, projekt ky është mbështetur nga departamenti i rinisë në MKRS.

Avdullah Bunjaku, drejtor i OJQ-së Ars Qendra tha se ky projekt ka për qëllim aftësimin e të rinjve vushtrrias në përvetësimin e gjuhës angleze.

H.I/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›