E Shtunë, 31 Tetor 2026

OJQ-të i kërkojnë sqarime Putinit

Dhjetëra organizata joqeveritare në Rusi i kanë kërkuar presidentit Vladimir Putin që të sjellë prova për pohimet e tij, se OJQ-të në këtë vend kanë marrë 1 miliard dollarë fonde të huaja.

Putini ka bërë këtë deklaratë gjatë një interviste për një televizion gjerman. Me të, ai ka justifikuar edhe inspektimin e qindra OJQ-ve në Rusi nga ana e autoriteteve shtetërore.

Letra dërguar Putinit, e nënshkruar nga 56 organizata, është bërë publike të enjten.

Në të thuhet se “shifra që përmend Putini tejkalon shumën e mbështetjes financiare për OJQ-të ruse së paku për 10 herë”.

Në javët e fundit, autoritetet ruse kanë inspektuar edhe organizatat e huaja që veprojnë në Moskë, përfshirë “Amnesty International”, “Human Rights Watch” dhe “Transparency International”./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›