OJQ-të reagojnë ndaj "retorikës linçuese" të Qeverisë

Një numër organizatash joqeveritare në Kosovë, nëpërmjet një deklarate publike, kanë shprehur shqetësimin për “retorikën kërcënuese dhe linçuese” të zyrtarëve të Qeverisë, të drejtuara ndaj përfaqësuesve të shoqërisë civile.
“Organizatat e shoqërisë civile në Kosovës kanë dëshmuar vetën për rolin konstruktiv në proceset e rëndësishme nëpër të cilat ka kaluar dhe po kalon vendi. Demokracia dhe liria e shprehjes janë ideale të cilat qëndrojnë përtej interesave të ngushta, partiake e politike, dhe si të tilla nuk mund të komprometohen”, thuhet në deklaratën e përbashkët shpërndarë medieve.
Reagimi vjen pasi zëdhënësi i qeverisë, Memli Krasniqi, duke folur në një emision në Klan Kosova, i ka klasifikuar si antishtetërore disa deklarata të përfaqësuesve të shoqërisë civile.
“Krasniqi i krahasoi deklaratat e tyre me shprehjet e përdorura në aktpaditë për krime lufte kundër Sllobodan Millosheviqit e Vojisllav Sheshelit... Këto deklarime publike të zëdhënësit Krasniqi përbëjnë një thirrje të hapur për linçim dhe si të tilla duhet të dënohen fuqishëm”.
Reagimi është nënshkruar nga Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese – BIRN Kosova, Internews Kosova, Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile – KCSF, Lëvizja FOL, Klubi për Politikë të Jashtme, Rrjeti i Grave të Kosovës, Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave-KIPRED, Instituti Ballkanik i Politikave-IPOL, Forumi për Iniciativa Qytetare - FIQ, Instituti për Studime të Avancuara – GAP, Iniciativa për Progres – INPO, Syri i Vizionit – SiV, Zhvillimi i Komuniteteve Mitrovicë – CBM, Qendra për Politika dhe Avokim – QPA, Iniciativa Kosovare për Stabilitet – IKS, Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – YIHR Kosovë, Qendra Kosovare për Bashkëpunim Ndërkombëtar – KCIC.
Këto OJQ i bëjnë thirrje kryeministrit Thaçi që të distancohet ndaj kësaj retorike dhe të promovojë dialog me shoqërinë civile.
Po ashtu, i bëhet thirrje presidentit Sejdiu, që si garantues i funksionimit të institucioneve demokratike, të sigurojë të gjithë qytetarët e Kosovës se autoritetet publike do të respektojnë Lirinë e Shprehjes dhe të Associmit, liri kjo e garantuar me aktin më të lartë ligjor në vend, me Kushtetutën e Republikës.