E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sejdiu e Krasniqi urojnë për Pashkët

Presidenti Fatmir Sejdiu dhe kryeparlamentari Jakup Krasniqi kanë përgëzuar të gjithë besimtarët e krishterë me rastin e Festës së Pashkëve.

“Në emër të popullit dhe të institucioneve të republikës së Kosovës, ju shpreh urimet më të përzemërta me rastin e Festës së Pashkëve, e cila shënon ditën e ngadhënjimit të jetës mbi vdekjen dhe rikthimin e njeriut të vlerave me sublime shpirtërore”, thuhet në urimin e presidentit Sejdiu.

Me këtë rast, ai ka rikujtuar se Kosova njihet për harmoninë tradicionale midis besimeve të ndryshme.

Edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, u ka dërguar të gjithë besimtarëve të krishterë të Kosovës urimet më të përzemërta me rastin e Festës së Pashkëve. “Kjo ditë është dita e përjetësisë, dita e shpresës dhe besimit tek Zoti, besimit tek vetvetja dhe besimit për një mirëqenie për popullin dhe vendin tonë”, thuhet në urim.

Krasniqi ka uruar që në Kosovë të mbretërojë paqja , dashuria dhe mirëkuptimi.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›