Rrënohen objektet pa leje

Në kuadër të planit operacional lidhur me inspeksionin ndërtimor, Drejtoria e Inspeksionit të komunës së Prishtinës, pas përfundimit të procedurave të parapara ligjore, ka bërë rrënimin e disa ndërtimeve pa leje.
Fillimisht është rrënuar një objekt në lagjen “Kalabria”, për të vazhduar më pastaj më rrënimin e disa objekteve në lagjen “Qëndresa”, në fshatin Çagllavicë, ku janë rrënuar disa objekte të tjera.
Rrënimi i këtyre ndërtimeve është kryer nën asistencë të Policisë së Kosovës dhe nuk është shënuar asnjë ekses. Komuna e Prishtinës fton qytetarët të cilët pretendojnë të ndërtojnë pa leje në territorin e komunës së Prishtinës, që të mos fillojnë të ndërtojnë pa leje, dhe inkurajohen ata që paraprakisht të pajisen më leje ndërtimi, sepse në të kundërtën do t’u shemben ato.
Edhe gjatë javës së kaluar, inspeksioni komunal kishte bërë lirimin e disa hapësirave publike në lagje të ndryshme të qytetit. Zyrtarët komunalë thonë se operacione të tilla do të vazhdojnë edhe gjatë javëve të ardhshme.