E Diel, 1 Nëntor 2026

OKB: 20 mijë persona ikin nga Bregu i Fildishtë

Agjencia e OKB-së për refugjatët tha se afërsisht 20 mijë njerëz kanë ikur në Liberi nga Bregu i Fildishtë nga frika se ngërçi politik që pasoi zgjedhjet e kontestuara presidenciale mund të çojë në luftë civile.

UNHCR tha se shumica e refugjatëve janë gra dhe fëmijë.

Agjencia i përshkruan ata si një përzierje e mbështetësve të dy kandidatëve që pretendojnë se i kanë fituar zgjedhjet, presidenti në detyrë Laurent Gbagbo dhe Alassane Ouattara, i cili u njoh ndërkombëtarisht si fitues legjitim.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›