Gjykata administrative, Jaka: Politika ta miratojë sa më shpejt

Politika shqiptare duhet që ta miratojë sa më shpejtë projektligjin për krijimin e Gjykatës Administrative.
Kryetari i Dhomës së Tregtisë Nikolin Jaka në një konferencë për shtyp deklaroi se ky projektligj e ka mbajtur biznesin për një kohë të gjatë në raporte të vështira dhe në shkelje flagrante. Gjithashtu një tjetër kërkesë drejtuar politikës ka qenë edhe realizimi i plotë i amnistisë fiskale.
Përmbytjet në Shkodër ishin një tjetër moment në të cilin u ndal kreu i dhomës së tregtisë Nikolin Jaka falenderoi edhe njëherë ndihmën e dhënë prej bizneseve. Në mënyrë të veçantë Jaka falenderoi kompaninë “Yldon” e cila ka shpërndarë një sërë ndihmash.
Ndërkohë që premtimi për 2011 është lobimi i Dhomës së Tregtisë për miratimin e një drafti që do të ndihmoj në mbrojtjen e interesave të sipërmarrjes vendase.