OKB, 270 mije USD per familjet e permbytura
Tirane- Organizata e Kombeve te Bashkuara vendos te ndihmoje zonat e permbytura me nje fond prej 270 mije dollaresh. Ne nje njoftim per shtyp te zyres se ne Tirane thuhet se kjo organizate eshte shume e shqetesuar per popullaten e prekur. Gulden Turkoz-Cosslett, Koordinatorja e Perhershme e Kombeve te Bashkuara ne Shqiperi, ka deklaruar dje se; "Kemi pare frymen e solidaritetit me te cilen qeveria dhe institucione te tjera po i pergjigjen kesaj situate, perfshi mbeshtetjen e dhene ne kohe nga komuniteti nderkombetar. Kombet e Bashkuara i bashkohen perpjekjes mbarekombetare per te tejkaluar kete kohe te veshtire". Pas konsultimeve te ngushta me qeverine dhe anetare te tjere te komunitetit nderkombetar, OKB ka vendosur te kontribuojne 270 mije dollare ne mbeshtetje te perpjekjeve te qeverise per t'iu pergjigjur kesaj emergjence. "Ky kontribut do te jete i disponueshem ne formen e parave cash, si grant emergjent, per familjet e prekura nga permbytjet si dhe do te mbeshtese perpjekjet e qeverise per te koordinuar operacionet e emergjences ne ditet dhe javet ne vijim", thuhet ne deklarate.