Shkarkimet dhe reshjet, demtohet ura e Fierzes
TROPOJE- Shkarkimet e vrullshme nga portat e hidrocentralit te Fierzes, kane shkaktuar prej disa ditesh demtimin e kembeve te ures se Drinit qe lidh Tropojen me Kukesin ne aksin kombetar. Ministria e Puneve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, urdheroi bllokimin e aksit rrugor Qafe Mali-Fierze, per shkak te rrezikshmerise qe ka ne kete zone, si rezultat i rreshqitjeve te dherave qe jane aktivizuar nga reshjet e diteve te fundit. Qarkullimi drejt Tropojes eshte bere duke ndjekur trajektoren Kukes-Kam-Sopot-Bajram Curri. Aksi Qafe-Mali Fierze u lirua nga dherat dje ne mengjes, pasi gjate nates ishte bllokuar per shkak te shembjes se nje masivi ne afersi te hidrocentralit te Fierzes. Masivi i dheut zuri trasene e rruges Qafe Mali-Fierze, por qarkullimi ka qene i pamundur. Nje grup ekspertesh te Drejtorise se Pergjithshme te Rrugeve dhe Sherbimit Gjeologjik, pasi kane bere inspektimin e zones, vendosen qe rruga te qendroje e mbyllur per shkak te rrezikshmerise qe eshte krijuar ne kete zone nga shkarkimet e diges. Prurjet e medha te ujit kane rritur shume sasine e lageshtise ne kete zone, duke bere qe te kete shembje te shpeshta te dherave nga mali pergjate rruges, i cili ndodhet ne nje pjerresi prej 70 gradesh dhe nuk ka as mur mbrojtes per te shmangur qe keto masive dheu te bien ne rruge.