OKB: Gjatë përleshjeve në Jemen për 3 muaj janë vrarë 170 civilë

Kombet e Bashkuara (KB) kanë bërë të ditur se brenda tre muajve në Jemen, ku po zhvillohet luftë civile, jetën e kanë humbur 170 civilë, ndërsa qindra të tjerë janë lënduar.
Në njoftimin e lëshuar në Twitter nga Zyrës e OKB-së për Koordinimin e Ndihmës Humanitare (OCHA) në Jemen, theksohet se civilët edhe më tej po paguajnë çmimin e lartë të përleshjeve në vend.
Si pasojë e përleshjeve të armatosura në tremujorin e tretë të këtij viti (korrik, gusht, shtator), kanë humbur jetën 170, ndërsa janë lënduar 359 civilë.
Jemeni është përfshirë nga përleshjet dhe dhuna që nga viti 2014, kur lëvizja rebele Houthi mori kontrollin në pjesën më të madhe të vendit, përfshirë edhe kryeqytetin Sana./AA