E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hollanda, Roben humbet ndeshjen e parë

Lajmin e ka konfirmuar edhe tekniku “tulipan”, Bert van Marvijk, i cili theksoi se lojtari po i nënshtrohet një trajnimi intensiv fizioterapie. “Dëmtimi është serioz dhe nuk e di me saktësi se kur do të bashkohet me grupin. Tashmë objektivi ynë është të shkojmë sa më larg, për t’i dhënë mundësi Robenit të luajë në këtë botëror”, u shpreh Van Marvijk.

Ish-sulmuesi i çelsit dhe Realit të Madridit është cilësuar si “njeriu prej qelqi 2”, për shkak të dëmtimeve të shumta. Hollanda e fillon fushatën e saj në grupin E me ndeshjen kundër Danimarkës, të ndjekur nga ato kundër Japonisë më 19 qershor dhe Kamerunit, më 24 qershor.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›