E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stamboll, përfundoi samiti i Sigurisë në Azi

Në fjalën e hapjes së samitit, Presidenti Abdullah Gyl, mikpritësi i samitit, solli në rendin e ditës sulmin e Izraelit dhe tha: "Duhet t’i themi ndal kësaj prirjeje mjaft shqetësuese nga pikëpamja e paqes ndërkombëtare, problemet nuk zgjidhen duke cenuar qëllimisht në mënyrë të papërgjegjshme jetën e njeriut".

Në këtë samit Izraeli u përfaqësua me ambasadorin e tij në Ankara. Presidenti Abdullah Gyl liderët pjesëmarrës në samit i priti bashkë me Kryetarin e Radhës, Presidentin e Kazakistanit, Nursulltan Nazarbajev.

Nazarbajev në fjalën e tij me titullin e kryetarit të radhës tha se mbështesin zgjidhjen me rrugë diplomatike të situatës lidhur me programin nuklear të Iranit dhe nënvizoi rëndësinë e marrëveshjes së arritur ndërmjet Turqisë-Iranit dhe Brazilit.

Ndërsa Presidenti Abdullah Gyl theksoi se në zgjidhjen e problemeve ndërkombëtare nuk mjafton vetëm zgjidhja e konflikteve, por rëndësi ka edhe parandalimi i faktorëve që shkaktojnë këto konflikte.
"Në shumë rajone ka ende konflikte të nxehta dhe nga këto preket populli civil", u shpreh Gyl dhe u ndal në sulmet e Izraelit."Për mirëqenien e brezave të ardhshëm është detyrë e bashkësisë ndërkombëtare që të nxjerrë mësime nga lufta, të parandalojë përsëritjen e këtyre dhimbjeve. Duhet tu themi ndal prirjeve mjaft shqetësuese, shembullin e të cilës e përjetuam në një të kaluar të afërt, problemet nuk zgjidhen duke cënuar qëllimisht dhe pa përgjegjësi jetën e njeriut", tha Gyl.

Konferenca e Bashkëpunimit dhe Masave për Ndërtimin e Besimit në Azi, e cila mbledh përreth një tryeze shumë vende që kanë probleme mes tyre si Izrael-Palestinë, Indi-Pakistan, është në këtë kontekst organizata më efektive pas OKB-së. Në konferencë Izraeli u kritikua me forcë. Ambasadori izraelit në Ankara, që përfaqësoi vendin në këtë samit, braktisi sallën kur e mori fjalën Presidenti i Iranit, Ahmedinexhad.
Ra në sy se gjatë bërjes së fotografisë familjare ambasadori izraelit zuri vend në qoshe.

Në samitin e Stambollit pati edhe anëtarësime të reja në Konferencë. Me këtë rast u organizuan ceremoni për bashkëngjitjen e Irakut dhe Vietnamit në radhët e Konferencës. Me pjesëmarrjet e reja numri i anëtarëve të konferencës u rrit në 22./trt/start/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›