E Shtunë, 31 Tetor 2026

Holanda në zgjedhje parlamentare

Sondazhet parashikojnë fitore të Partisë Liberale. Në programin e saj parashikohen shkurtime të thella të buxhetit, qeveri më e vogël dhe më pak të mira për imigrantët.

Pritet që më zgjedhjet e sotshme të përfundojë udhëheqja tetë-vjeçare e kryeministrit Jan Peter Balkenende. Demokristianët të udhëhequr nga Balkenende ishin në koalicion qeverisës me Partinë Laburiste deri në shkurt të këtij viti, kur për shkak të mospajtimeve lidhur me zgjatjen e mandatit të trupave në Afganistan, koalicioni u shkatërrua.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›