Rënie e ndjeshme e ekonomisë britanike
Londër - Kriza financiare që pushtoi mbarë tregjet botërore ka ndikuar rëndë edhe në ekonominë britanike. Zyra e Statistikave Kombëtare në Britani ka publikuar sot shifra konkrete që tregojnë se Britania e Madhe gjashtëmujorin e dytë hyri në recesion për herë të parë që nga viti 1991.kështu, Prodhimi i Brenshëm Bruto u ul tremujorin e katërt me 1,5 për qind në raport me tremujorin e tretë ku Prodhimi i Brendshëm Bruto u ul me 0,6 për qind. Në vitin 2008, rritja vjetore ekonomike ishte me 0,7 për qind më e ulta që nga viti 1992. Ndërkohë, ekonomistët prisnin një ulje me 1,3 për qind, sipas një kompilimi të reliazuar nga banka ''Calyon''.