E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

FOTOT/ Prangoset efektivi i RENEA-s, kapet me 113 mijë euro

Një punonjës policie në Repartin “RENEA” është vënë nën pranga, pasi dyshohet për “pastrim të produketeve të veprës penale”, “fshehje e të ardhurave”, si dhe “shpërdorim detyre”.

Policia bëri të ditur se mesditën e së martës, falë inteligjencës informative është vënë re që efektivi i RENEA-s, Altin Morina, qarkullonte me automjet tip “Audi” dhe kishte me vete sasi të konsiderueshme parash.

“Menjëherë shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Fast”. Në kuadër të këtij operacioni, te Kodra e Diellit, shërbimet e Forcës së Posaçme Shqiponja kanë konstatuar dhe shoqëruar në ambientet e DVP Tiranë automjetin e dyshuar sëbashku me drejtuesin e tij shtetasin A. M., 43 vjec, banues në Tiranë, me detyrë Shef i Stërvitjes te Reparti Special RENEA.”- thuhet në njoftim.

Policia informon se gjatë kontrollit dhe kryrjes së automjetit rezultoi se në ndejtësen e pasagjerit, në vendin e parë të automjetit, ndodhej një qese plasmasi brenda të cilës kishte lekë, euro dhe paund.

Nga numërimi ka rezultuar se në qesen e palsmasit kishte rreth 113 mijë euro, rreth 290.00 lekë të rinj dhe 80 paund, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

“Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga strukturat hetimore të DVP Tiranë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. M., dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme për vepra penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Fshehja e të ardhurave”  dhe “Shpërdorimi i detyrës”.”- përfundon njoftimi i policisë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›