E Shtunë, 31 Tetor 2026

OKB: Nga SHBA kërkohet mbyllja e burgut Guantanamo

Shefja e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut, Navi Pillay, u ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara, që ta mbyllin burgun Guantanamo, ku mbahen të dyshuarit për terrorizëm.

Në një kumtesë të publikuar sot, zonja Pillay tha se “vazhdimi i pakufishëm i burgosjes së shumë personave paraqet burgim arbitrar dhe është në kundërshtim të qartë me të drejtën ndërkombëtare”.

Ajo ka vlerësuar se greva e urisë e afro 40 të burgosurve paraqet “akt të dëshpërimit”, transmeton Rel.

Pillay theksoi se gjysma e 166 të burgosurve në Guantanamo janë pastruar për transfer në shtetet e tyre ose në vendet e treta dhe ka kërkuar që “ata që janë pastruar për lirim, duhet të lirohen”.

Sipas saj, disa të burgosur në Guantanamo “janë përkeqësuar në këtë qendër burgosëse për më tepër se një dekadë”.

Navi Pillay është shprehur “thellë e pakënaqur” që Shtetet e Bashkuara nuk e kanë mbyllur këtë burg./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›