OKB, Palestina paraqet kërkesën

Flamuri i Palestinës
Palestinë ka dorëzuar kërkesën për tu bërë anëtarja e 194 e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Presidenti Mahmoud Abbas dorëzon kërkesën e cila nëse pranohet i hap rrugën krijimit të shtetit Palestinez.
Në këtë kërkesë Palestina kërkon që si kufij shtetëror të njihen ato të vitit 1967.
Kërkesa dorëzohet pavarësisht kundërshtimeve nga ana e SHBA-së dhe Izraelit. Ndërkohë Shqipëria ende nuk ka një qëndrim të prerë për këtë fakt.