E Shtunë, 31 Tetor 2026

OKB: Palestinezët largohen nga kampi i refugjatëve në Siri

Kombet e Bashkuara thonë se mijëra refugjatë palestinezë ishin detyruar të largohen nga kampi në portin e Sirisë, Latakia, për shkak të goditjeve me predha nga forcat qeveritare.

Zëdhënësi i agjencisë së Kombeve të Bashkuara për ndihma, Kris Gunes, tha se 5 mijë, prej 10 mijë refugjatëve, ishin në lëvizje.

Ai njoftoi se të paktën katër persona ishin vrarë ndërsa shtoi se palestinezët u larguan pasi Latakia i ishte nënshtruar zjarrit.

Dje u raportua se në Latakia kishte pasur të shtëna nga armatimi i rëndë.

Veprimatrët thonë se të paktën 27 persona janë vrarë në këtë qytet-port, prej të shtunës, kur kishte të shtëna intensive.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›