Dy te rinj te ngrijnë ne mal

Dy adoleshente kushërinj me njeri tjetrin kane ngrire ne dëborë ndërsa ishin nisur ne këmbë drejt një zone te izoluar ku jetonin te afërmit e tyre ne Vithkuq te Korçës. Neritan Hasani 18 vjeç dhe Stefan Domo 17 kane kaluar gjithë natën ne mal dhe janë gjetur vetëm ne mesdite nga forcat e policisë. Hasani mësohet se është ne gjendje te rende shëndetësore, ndërsa 17 vjecari Domo pas mjekimit ne spital nuk ka ndonjë rrezik. Dy kushërinjtë ishin shpërngulur prej vitesh nga fshati Katund i Ri dhe po shkonin për një vizite tek te afërmit. Vetëm pasi ka rene nata dhe nuk kane pare rrugëzgjidhje, kushërinjtë kane njoftuar me telefon familjaret, duke u treguar se ishin izoluar ne mal. Pas lajmërimit drejt zonës u nisen dhjetëra forca policore qe arritën te gjejnë te rinjtë ne mëngjes. Por për shkak te bllokimit te rrugës dhe largësisë nga Korça, ata janë sjelle ne spital vetëm mesditën e se premtes.
Shpërndaje function openLink() { window.open("new_web/video.aspx?F4Nury_vHdo","titulli","width=335, height=305 ,left=400, top=200, resizable=yes");}