E Shtunë, 31 Tetor 2026

OKB Rritja e cmimit te ushqimeve ne bote alarmante

FAO do te therrase nje mbledhje urgjente per shqetesimin qe ka prekur boten

OKB-ja ka thirrur nje mbledhje te posacme per te diskutuar lidhur me rritjen e cmimeve te ushqimit ne bote kohet e fundit. Organizata e OKB-se per Ushqimin dhe Bujqesine FAO tha se ky takim qe pritet te zhvillohet ne fund te ketij muaji do te jete si pasoje e reagimeve ndaj shqetesimeve ne rritje nga vendet anetare. Cmimet e ushqimeve jane rritur me pese per qind ne dy muajt e fundit te shkaktuar pjeserisht nga ndalimi i eksporteve te grurit nga Rusia per shkak te thatesires dhe zjarreve qe shkaterruan rreth nje te pesten e te korrave. Ne javet e kaluara tregjet nderkombetare te dritherave pesuan nje rritje te papritur per shkak te rritjes se cmimit te grurit dhe shqetesimeve se prodhimi i ketij produkti do te reduktohej ka deklaruar FAO. Ne Mozambik ka pasur trazira qe lane shtate te vdekur dhe indinjate publike ne vende te tjera lidhur me cmimet e ushqimeve. Sipas shumices se standardeve cmimet nderkombetare te ushqimeve jane teper te larta. Indeksi i Organizates Boterore te Ushqimit dhe Bujqesise FAO qe mbulon 55 mallra ushqimore eshte ne nivelin me te larte keta dy vjet dhe shume me lart se mesatarja e dekades se fundit. Rritja me e fundit eshte rezultat i thatesires dhe zjarreve qe kane prekur kryesisht Rusine. Demi ndaj dritherave te grurit ne Rusi dhe nje vendim per te kufizuar eksportet kane rritur cmimin global te grurit dhe ky eshte faktori kryesor qe ka cuar ne rritjen e indeksit ushqimor te FAO-s. Kete jave pati nje rritje tjeter te cmimeve te grurit qe nuk eshte reflektuar ende ne indeksin e FAO-s pas lajmeve se Rusia po konsideron shtyrjen edhe me te ndalimit te eksporteve. Megjithese cmimet jane te larta ato prapeseprape ende jane larg niveleve qe arriten ne vitin 2008 ne piken e krizes ushqimore. Indeksi i FAO-s eshte 38 per qind nen pikun e tij. Sipas asaj qe raporton organizata stoqet e grurit mund te bien kete vit por ato perseri do te mbeten mbi nivelin qe ishin gjate krizes ushqimore. Furnizimet globale per drithera te tjera ka mundesi te mbeten te mjaftueshme per te lejuar rritjen e stoqeve. Sipas FAO-s ne muajin gusht cmimi global i ushqimit u rrit me 5 per qind nderkohe qe thatesira ne Rusi dhe permbytjet ne Pakistan kane demtuar grurin dhe te mbjella te tjera. Ne nje raport te publikuar vetem dy dite me pare cmimet jane nen nivelin afersisht 40 te rritjes se cmimeve qe u regjistrua ne vitin 2008. FAO shkurtoi parashikimet e saj mbi te korrat e grurit dhe orizit. Shkurtimi i furnizimeve rrit cmimet nese niveli i kerkesave mbetet i njejte ose rritet.

Edhe pse sasia e korrjeve do te jete me e ulet se ceshte parashikuar per kete vit ajo ende pritet te jete ne shifra rekord. Korrjet e orizit gjithashtu pritet te bien me shume se cishte parashikuar nderkohe qe problemet e motit ne Filipine dhe Pakistan kane prekur prodhimet e orizit. Por FAO thote se prodhimi bujqesor ne vendet e tjera do te sjelle furnizime ne shifra rekorde. Nderkohe Kryeministri rus Vladimir Putin ka zgjatur kohen e ndalimit te eksporteve te grurit dhe dritherave te tjera te vendosura per shkak te thatesires. Nje vendim tjeter do te merret pas te korrave te vitit te ardhshem njoftoi Putini. Ne kete menyre duhet siguruar stabiliteti dhe prognozat per tregtaret. Ne fund te muajit gusht Moska njoftoi ndalimin e eksporteve te dritherave deri ne fund te vitit. Thatesira ka shkaterruar 20 per qind te prodhimit te dritherave kete vit duke shkaktuar rritjen e cmimeve. Ne vitin 2009 Rusia ishte eksportuesi i trete i dritherave ne bote.

splitt h1.wrpH1 margin-bottom-8px padding6px 0px bordernone splitt h2 padding-left8px margin6px 0px color1C3C60 font-size15px splitt p padding-left8px color1C3C60 font-size11px splitt p.author padding-left18px margin6px 0px color000000 font-styleitalic

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›