E Diel, 1 Nëntor 2026

Karzai nje tavoline paqeje me talebanet

Afganistan

Pas nente vjet perleshjesh mes talebaneve dhe forcave qeveritare afgane ka ardhur koha per tu ulur ne nje tavoline dhe per te negociuar per paqen. Keshtu ka deklaruar vete Presidenti afgan Hamid Karzai. Sipas nje komunikate te shperndare nga Presidenca afgane krijimi i nje keshilli te larte per paqen perben nje hap domethenes drejt arritjes se saj. Vendimi per krijimin e ketij keshilli perfaqeson nje nga veprimet me domethenese qe Karzai ka ndermarre qe nga fillimi i perpjekjeve te tij per nisjen e dialogut me lidershipin taleban. Do te jete nje prag negocimi ku do te kete perfaqesues te shoqerise afgane te angazhuar per te diskutuar per ceshtjet me delikate me talebanet.

High Peace Council ishte aprovuar ne muajin qershor nga jarga per la pace asambleja e krereve te fiseve me te njohura ne vend te thirrur nga Karzai por projekti nuk ishte pranuar nga talebanet. Sipas nje njoftimi zyrtar te shperndare nga Presidenca disa pergjegjes jane mbledhur per te hartuar listen e pjesemarresve ne kete organizem. Aty do te bejne pjese lider xhihadiste figura me influence dhe gra shkruhet aty. Lista e plote e anetareve do te shperndahet pas festes se sakrifices ne mes te shtatorit. Javen e kaluar zedhenesi i Presidentit Simak Herawi kishte thene qe keshilli i larte i paqes do te perfshije ish-luftetare talebane dhe pjesetare te Hizb-it levizja ekstremiste qe drejtohet nga ish-kryeministri Gulbuddin Hekmatyar zoteria i pergjakur i luftes aktiv mbi te gjitha ne zonen jugore te vendit. Disa milice te ketij grupi moren persiper masakren ndaj tete mjekeve te huaj ne Afganistan. Ne mars te ketij vitit luftetare te Hizb dorezuan armet ne provincen veriore te Baghlan duke pranuar planin e pajtimit te propozuar nga autoritetet e Kabulit.

splitt h1.wrpH1 margin-bottom-8px padding6px 0px bordernone splitt h2 padding-left8px margin6px 0px color1C3C60 font-size15px splitt p padding-left8px color1C3C60 font-size11px splitt p.author padding-left18px margin6px 0px color000000 font-styleitalic

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›